Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rrregullat për autoshkollat, ja propozimet e reja. Ndryshojnë pyetjet e testimit

13:32 / April 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
patentat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lehtësime dhe thjeshtime procedurash parashikohen në udhëzimin e ri për autoshkollat, që shumë shpejt do të jetë gati nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Aktualisht vijojnë konsultimet me përfaqësues të autoshkollave, për përmirësimet e pritshme dhe të sistemit të ri operativ të integruar të patentës.

Draft udhëzimi i ri i DPSHTRR-së për autoshkollat parashikon një sërë lehtësimesh dhe procedurash për të mos pasur etapa e ndalesa të tepërta për aplikantët. Si për shembull, të bëjë disa herë foto, e disa herë firma e pritje. Mjaft e rëndësishme është dhe zgjatja e afatit të vlefshmërisë së teorisë kur ngec në praktikë, për të mos paguar disa herë për rikthim në teori. Burime për tirananews.al bëjnë të ditur se me autoshkollat po diskutohet që ky afat të bëhet nga 6 muaj në 3 vjet.

Në reformimin e këtij sistemi parashikohen gjithashtu edhe postimi në adresë shtëpie me konfirmimin e aplikantit, radhën e aplikimit online për të shmangur kështu orët pritje në drejtoritë rajonale. Por jo vetëm kaq. Synohen edhe projekte edukative me shkollat e bashkitë.

TESTI I TEORISË

Përsa i përket testit teorik për klasin B të patentës u rishikuan një për një të 4893 pyetjet zyrtare, ku u eleminuan një mijë pyetje ngatërrestare, u korrigjuan 1500 peytje me gabime shkrimi ose fjalë të tepërt. Krahas kësaj, krijohet uebi i ri i DPSHTRR për përballimin e volumit të testimit simulim si real online. Rregullimi i pyetjeve do të bëhet në çdo kategori tjetër lejedrejtimi, kualifikimi dhe certifikimi.

Një tjetër risi e Sistemit të Integruar të Lejedrejtimit përfshin nga aplikimi, rendi, shorti për komisionet, eliminimi i sorrollatjeve deri te dorëzimi direkt te autoshkollat.

Ndërkaq, përsa i përket këtij sektori do të merren masa për ti dhënë fund autoshkollave “fasadë”, trukeve dhe hileve në testimin e praktikës, si dhe fryrjes artificiale të tregut të autoshkollave.

autoshkollat testimit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.