Biznesmeni Ruzhdi Hoxha është vrarë që ditën që është rrëmbyer, më 20 tetor. Për pasojë, qëndrimi prej 16 ditësh në tokë, I mbuluar me zhavorr ka bërë që trupi i të ndjerit të dekompozohej. Kërkimet e efektivëve bënë që sot të gjendej xhupi i Hoxhës me gjakun e biznesmenit dhe përmes erës së tij qentë arritën të gjenin trupin e pajetë.
Në trupin e Hoxhës është gjetur një vrime pas koke të shkaktuar nga të shtënat me armë zjarri. Kufoma është në duart e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe po nënshtrohet analizave përkatëse. Për ngjarjen në fjalë është vënë në pranga Ferdinant Rrushi, i cili dyshohet se ka gisht në vrasjen e Hoxhës.
