Rudina Hajdari u zyrtarizua të enjten si kryetare e grupit të ri parlamentar të PD-së. Por mesa duket tashmë është krijuar rruga dhe për një parti.
Mësohet se partia e Rudinës do të quhet “Bindja Demokratike”, pjesë e së cilës do të jetë edhe ish deputeti demokrat, Astrit Patozi.
Në fakt gjithçka pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, ndërsa me këtë emër, vajza e Azem Hajdarit, dëshiron të përforcojë bindjet demokratike të të atit.
Astrit Patozi më herët përshëndeti krijimin e grupit të ri parlamentar, duke i uruar “këmbë të mbarë”, çka la të nënkuptonte krijimin e një partie, ku dhe ai do të ishte pjesë.
Lexo edhe- Patozi për opozitën e re: Kauzë për riformatimin e sistemit politik në Shqipëri
Ndërkaq, ndërkombëtarët i kanë bërë thirrje opozitës së re që të hyjë në zgjedhje. Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka bërë thirrje dy ditë më parë duke u shprehur: “Duam që kjo opozitë të shkojë në zgjedhjet lokale. Duam që kjo opozitë të shkojë në zgjedhjet lokale”
Lexo edhe- Soreca: Duam që opozita e Kuvendit të futet në zgjedhje
Ndërsa ish kreu i KQZ-së, Kristaq Kume është shprehur se nëse deputetët aktualë krijojnë një parti dhe duan të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore, nuk kanë nevojë për të mbledhur firma.
Lexo edhe- Kume: Si mund të futet Hajdari në zgjedhje të sfidojë PD
