Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rusia sulmon një dyqan në Kharkiv, 12 persona humbin jetën, mbi 40 të tjerë plagosen

09:39 / May 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7465 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

KHARKIV– Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi rus që goditi një dyqan të madh në Kharkiv.

Sulmi i së shtunës erdhi teksa forcat ruse vazhdojnë të përparojnë në Ukrainën verilindore pasi kaluan kufirin në fillim të këtij muaji dhe hapën një front të ri në konfliktin dyvjeçar.

Përveç dhënies së numrit të fundit të vdekjeve, Zyra e Prokurorit Rajonal të Kharkiv tha se numri i personave të lënduar nga shpërthimi është rritur në të paktën 43. Sipas zyrtarëve kishte rreth 200 njerëz brenda ndërtesës kur ndodhi sulmi.

“Sirena e sulmit ajror ra dhe disa njerëz arritën të dilnin nga ndërtesa, afërsisht 100 persona. Megjithatë kishte ende njerëz brenda ndërtesës,”tha të shtunën në një intervistë në televizionin kombëtar Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi sulmin një “sulm brutal”, në një postim në X. Ministri i Brendshëm i Ukrainës Ihor Klymenko tha se sasi të konsiderueshme materialesh të ndezshme brenda hipermarketit po e bëjnë më të komplikuar shuarjen e zjarrit, duke shtuar se ekziston gjithashtu mundësia që zjarri të përhapet në magazinat aty pranë.

“Në të njëjtën kohë, ekziston një kërcënim i vazhdueshëm i bombardimeve të përsëritura të armikut,” tha Klymenko, sipas CNN.

Pas sulmit të së shtunës, Zelensky përsëriti se nëse Ukraina do të kishte mjaftueshëm sisteme të mbrojtjes ajrore dhe avionë modernë luftarakë, sulme të tilla ruse do të ishin të pamundura.

“Kjo është arsyeja pse ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve, të gjitha shteteve: ne kemi nevojë për një fuqizim të konsiderueshëm të mbrojtjes ajrore,” tha ai.

Rusia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

22:52 / July 21, 2026

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.