Ryshfete, gafa gjyqtarësh e tolerime. Presidenti i Luftëtarit: Ahmataj kërkonte rrogë edhe te ne, edhe te Tirana
“Po të kishim vendosur që të hapim portat e bënim, se e kishim në dorë. E vetmja gjë që na ka mbetur është të përgjigjemi me të njëjtën monedhë si arbitrimi, Sektori i Gjykimit, Garave, e Zgjidhja e Konflikteve e të prishim garën. Sa të jem president nuk do të ndodhë kjo, por të mos na detyrojnë që ta bëjmë këtë.
Të marrim një Komision, janë dënuar 7 arbitra për Luftëtarin, nëse unë do të kisha mërr këto pikë, ku do të isha sot? Gara është cenuar në mënyrë të padrejtë, flitet shumë pak, kemi probleme që nuk i fshehim, por ne nga ana e strukturave të veçanta në federata nuk i bëhem servil asnjërit. Sektori i arbitrimit është faktor vendimtar.
Gjyqtarët nuk i caktoj unë, nuk vijë vetë në ndeshje, dizenjatori të ketë kujdes, se nuk më intereson nëse dënohet arbitri kaq ndeshje, do kem humbur pikë. Ky është sistem, të nxjerrin një komision të nxjerrin rezultatin sa pikë na kanë hequr, nuk them më fal, por të mbyturin mos e mbyt.
Problemi është që fillon gara me 24 gusht, në cilin vend gjeni që në mes të javës bëhen 3 ndeshje menjëherë në fillim, kur skuadrat janë të papërgatitura. Kjo ndodh që 3-4 ekipe që janë në Kupat e Europës, janë të përgatitura. Ka pasur raste që të mërkurën luajmë e na thotë do të luani të shtunën. Të flasësh me drejtorin e Sektorit të Garave është e pamundur. Kam folur me kryeministra por me atë është e pamundur, nuk e ngre telefonin. Pastaj më thonë pyetni “SuperSport”, ç’lidhje kam unë? Ai më thotë kemi program me Serinë A, ç’më duhet mua! Nëse luaj të mërkurën, nuk kam si të jem të shtunën, çdo letër qa kam çuar nuk kemi gjetur hapësirë.
Shkojmë te Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve, Nëse ka një gjë KÇK, është DHZK në Federatë. A keni dëgjuar të bëhet gjyq të shtunën? Është bërë se e kishte urdhër, se ai lojtari duhej të ishte në stërvitje pasdite. Një përmbarues nuk mund të jetë gjykatës, një jurist i CEZ nuk mund të jetë, a e dini që është pa të drejtë apelimi? I ngrehet mendja dhe e thotë, ai e merr vendimin, e thotë shko në UEFA. Mua më prishet kontrata, të shkoj në UEFA bën 10 mijë, 12 mijë franga. Më mirë i paguaj lojtarit. Ai mblidhet e thotë nuk i njoh gjobat.
Ka korrupsion atje, më vjen lojtari thotë që më jepni leket se do e zgjidh me atë. Marrin ryshfet, po. Kur të duan të hapin gjyq. Nuk ke si zgjidh kontratën për një rrogë borxh, si e zgjidh, si ndodhi me lojtarin që bënte stërvitje. Ai iku e doli në stërvitje dhe atij iu bëri gjyqi të shtunën se duhej të ishte në stërvitje me ekipin që e kishte deklaruar. Bëra ankimim, çova letrat, nuk mora përgjigje.
Gabimet janë të shumta. Në Lushnjë me Kukësin, ai mund të na rrahë në 12 të natës por ja që nuk e rrahën. Te ndeshja e parë gjyqtari jep golin e tyre kur ishte faull, nuk jep penallti për ne e na anulon gol, Aq është për ne. Pastaj me Laçin na jep gol në minutë të 94 në shtesë dhe u dënua Luftëtari. Me Bylisin estradë, delegati i ndeshjes nuk lejon ndërrimin e lojtarit se nuk punon tabela dhe pastaj jep kohën shtesë me gojë. Vjen delegati më thotë mua si president i klubit dil nga stadiumi, thashë do takoj gjyqtarin ta pyes pse nuk e bëri ndërrimin. Nuk e lejonte gjyqtari i katërt, ne e shkruam me dorë, si e gjetën momentin për të dhënë kohë shtesë?
Nuk dua të merrem me gjyqtarë, nuk është problemi im të kontaktoj me ta, por drejtuesit e kanë pranuar gabimin. Por fjala më fal pas vrasjes mua nuk më intereson.
Për situatën tonë, duhet të merremi me të kaluarën, nuk mund të hedh poshtë atë punë që ka bërë presidenti në të kaluarën se e mori dhe e mbajti 4 vite duke e çuar në Europë. Ka gabuar stafi adminisrativ i klubit. Unë më përpara kam ndihmuar, kam dhënë kontributin tim me 25%, atëherë. Problemi është që pasi e mora unë ka borxh të jashtëm një shifër marramendëse, mbi 500 mijë euro, janë të trashëguara. Unë nuk kam marrë 1 lek nga fondi publik, apo t’i kem krijuar borxh. Por kjo është keqmenaxhimi administrativ, abuzim me detyrën, se nuk mund të pranoj që për një biletë avioni të na detyrojë lojtari 74 mijë euro, është e papranueshme. I kishin premtuar që do i pritnin biletën, buri i huaj ka shkuar dhe ky është borxhi kryesor që është bllokuar merkato. Kemi problem me klubin në Uruguai se i federuar 4 ditë pas 23-vjetorit, duhet kompensim 222 mijë euro është detyrimi për atë klub. Për një klub në Greqi, nuk ka ardhur asnjë ditë lojtari, 65 mijë euro detyrim ia ka njohur klubi. Është naivitet, ai personi më përpara ka fshirë materialet nga interneti, kujton se duke i hequr nga kompjuteri nuk e merrte vesh kush. Një portier shqiptar erdhi një natë në Gjirokastër, u dëmtua e iku, ka qenë një pagesë 7600 dollarë. Janë 36 vendime, disa të fshehura, më shumë se 500 mijë euro. Unë nuk do paguaj as 500 mijë as 800 mijë, do t’i negocioj por do t’i shlyej.
Këtu duhet parë çdo gjë. Në Superiore shifra që fiton nga e drejta televizive është 50-70 mijë euro, është e papranueshme, i ul emrin futbollit. Libohovën e njoh me kohë si specialist i aftë, për të mendoj që para se të marrë këtë detyrë, të tregojë planin çfarë do të fitojë nga Liga, nuk ka çfarë të më tregojë, se ai ligji i sporteve edhe po të më miratohet ka 10 mijë mangësi. Në strukturat e Ligës duhet të mblidhen njerëz që duhet minimumi të njohë çfarë është marketingu, nuk më duhet për numër. Liga nëse ka lidhje me federatën nuk funksionon, ka konflikt interesi. Unë nuk besoj se bën gjë, kam qejf të kontribuoj, dua të jap ndihmë. Ne duhet të kemi arbitrimin, zgjidhjen e konflikteve. Ka zgjidhje, po ndodh në Greqi, që kanë marrë të huaj i paguan federata. Ky thotë kam arbitra të rinj, po ç’faj kam unë, mësimore është kjo?
Klubet do gjejnë autobus në portë, s’ka shans të tolerohet sa të jem president unë, nuk bëhem vegël, nuk ka mundësi të më blejë rezultatin. I shoh të gjithë njëlloj, pastaj nëse vjen arbitri ta vendosë, nuk do të bëj vetëgjyqësi, e kam në dorë të prish garën të lë ndeshje. Ne garën po e mbajmë, jo dikush tjetër.
Ndeshja me Ventspils? Po t’i referohesh shkresës që ka ardhur nga UEFA, ata kanë pasur hetim, asnjëherë nuk ka vendim, na kanë ngrirë fondin në mënyrë të padrejtë si të vegjël. Na është premtuar që shumë shpejt ai fond do të jetë në favor të ekipit, është i ekipit, mes borxheve kam një të mirë që gjej, përfitoj këto lekë nga UEFA.
Hasan Likën e kam dërguar unë, siç kam çuar edhe Ahmatajn. Kemi negociuar dhe nuk është përsëritur kontrata. Mosvazhdimi i kontratës është opsion ligjor. Largimi i Ahmatajt? E pezulluam se u eliminuam nag Kupa, Eliminimi nga Tirana nuk është fundi i botës, por rezultati ishte. Ishim paralajmëruar me kohë që Tirana do fitonte e u dyshua që u tolerua. Nuk kam fakte, u dyshua,. E kemi pezulluar, e kemi thirru pas pezullimit, na ka paraqitur raport, e thirrëm hajde të vazhdojë kontratën, e prishi dhe një ditë të bukur na çoi në gjyq. Kërkonte komplet vitin e kontratës, komplet të njëjtin vit edhe te Tirana. e kemi zgjidhur me mirëkuptim”, tha Halilaj.