Armando Sadiku ka shënuar në ndeshjen e sotme të Malagës në transfertë ndaj skuadrës së Oviedos. Sulmuesi ishte protagonist për skuadrën e tij, e cila deri para golit të shqiptarit ishte duke u mposhtur me rezultatin 1-0.
Por, elbasanasi nuk gaboi nga pika e bardhë duke barazuar rezultatin. Ky ishte goli i shtatë për 28-vjeçarin në 16 ndeshjet e këtij sezoni, teksa është kthyer në një futbollist mjaft të rëndësishëm për të ekipin e tij duke i udhëhequr në sulm.
Ndërkohë, për Malagën si gjithnjë titullar ishte edhe Keidi Bare i cili u aktivizua për 90 minuta të plota. Malaga vazhdon të vuajë në klasifikim edhe pas kësaj ndeshje, teksa renditet në vendin e 16 me 23 pikë të grumbulluara vetëm një pikë larg zonës e cila të dërgon një kategori më poshtë