Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Safet Gjici hodhi para në valle, drejtori i kabinetit sqaron pamjet e bëra publike: O portale që i bëni fresk Saliut, kryebashkiaku i Kukësit e marton djalin më 22 gusht, ka të drejtë t’i qeshë buza

16:25 / August 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjici
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Kabinetit të Bashkisë Kukës, Granit Gjana ka sqaruar pamjet e publikuara një ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha që tregonin kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici teksa hidhte para në dasëm, ndërkohë që vendi është përfshirë nga flakët.

Në një status në profilin e tij në Facebook, teksa mediat që kanë publikuar lajmin për Gjicin që merrte valle i quan ‘portale që i bëjnë fresk Saliut’, Gjana shton se në fakt kryebashkiaku e marton djalin më datë 22 gusht (pasnesër) dhe nuk ka pse të mos gëzojë si prind.

Drejtori i Kabinetit të Bashkisë Kukës shton më tej se nëse Berisha (fosile dixhitale) ka probleme me fëmijët e tij, që Amerika i vuri vizën e kuqe njëherë e mirë, kjo nuk do të thotë që familjeve të tjera shqiptare të mos u qeshë buza. Ai ka publikuar edhe ftesën e dasmës që ka marrë ku është ftuar çift dhe pritet të jetë present në kompleksin luksoz në autostradën Tiranë-Durrës, “Adorions Palace”.

“Fosiles Dixhitale” i doli punë sot duke u marrë edhe një herë me familjet e qytetarëve të nderuar. Gjithashtu,edhe disa portale që i bëjnë fresk paskan publikuar pa asnjë filter shkrimin e plakut të rrjedhur, që edhe Amerika i ka bërë daljë përfundimisht familjarisht. Të dashur qytetarë, dua të bëj një sqarim publik në respektin tuaj. Kryetari Safet Gjici me 22 gusht ka dasmën e të birit dhe ka një gëzim familjar dhe nuk mund të abuzohet nga një person që ka marrë peng vendin prej 30 vitesh, duke tentuar të mos gëzojë si prind. Nëse Berisha ka probleme me fëmijët e tij, që Amerika i vuri vizën e kuqe njëherë e mirë, kjo nuk do të thotë që familjeve të tjera shqiptare të mos u qeshë buza. Më poshtë, po ju përcjell ftesën për dasmën e djalit të kryetarit Gjici. Është për të ardhur turp, por tashmë nuk habitemi, nga makrabitetet që prodhon Sali Berisha,”- shton Gjana.

  • 1 19
  • 2 13

kryebashkiaku Saliut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.