Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur dje para Gjykatës së Krimeve të Rënda me një look të ri.
Ajo që ra në sy gjatë paraqitjes së djeshme ishte ndryshimi i syzeve të tij.
Më herët në media janë publikuar disa lajme se syzet e para të Tahirit kur ishte ministër dhe më pas kur u largua nga Parlamenti kapnin një vlerë prej 10 mijë dollarë. Madje syzet e tij të shtrenjta janë cilësuar dhe si “prova” për Prokurorinë.
Marka e syzeve të ish-ministrit që u paraqit në mbledhjen e Këshillit të Mandatit dhe Imuniteteve kur iu hoq mandati ishin të markës ‘MAYBACH THE GRACE III SILVER” .
Ndërkohë që ish-ministri Brendshëm dje u shfaq me një markë të re syzeve “Hugo Boss”.
Në një kërkim në google skeleti i këtyre syzeve të reja kap vlerën e rreth 150-200 dollarë.