Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sali Berisha flet për primaret: Do të fillojmë në tre qarqe! Unë do të mbështes ata kandidatë që…

23:02 / October 17, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ka zbuluar detaje nga mbledhja që do të zhvillohet nesër për  primaret. Sipas tij, do të fillohet me tre qarqet e mëdha, Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin. I pyetur nëse do të mbështesë kandidatë politik apo nga bota e artit, Berisha u shpreh se do të mbështetë ata që marrin më shumë vota.

Sa i takon protestave, Berisha kërkoi ndjesë që janë shtyrë, por tha se opozita shumë shpejt do të organizojë një protesta ballore, ndërsa është mbështetëse e të gjitha kauzave.

“Po punohet me protesta pjesore. Gjykoj se ndërmarrje e një seri protestash pjesore është e dobishme dhe e drejtë dhe pastaj kalohet në protesta të përgjithshme. Për ne Shqipëria do jetë e gjitha në protestë”, tha Berisha në Syri Tv.

Pjesa nga intervista

Berisha: E konsideroj jetike për Shqipërinë. Ne pavarësisht nga çmimi që mund ta paguajmë, nëse i largohemi votës të ardhme nuk kemi. Nëse ne duam të bëhemi një komb si të tjerët ne duhet të votojmë. Përndryshe vota nuk ekziston.

Pyetje: Si do bëhen dhe kur do bëhen primaret?

Berisha: Nesër miratohet rregullorja dhe fillohet menjëherë. Dëshira është të fillojmë nga Durrësi, Tirana dhe Elbasani.

Pyetje: A mund të sjellin përçarje primaret?

Berisha: Ata që shprehin dëshirë, ata e nderojnë garën. Gara vazhdon. Nuk ka diskutim që gara ka problematikat e veta, por në fund e realizon atë. Pati garë forumi rinor, tani të gjithë bashkë janë. E shohin që kjo është një rrugë e ndershme.

Pyetje: Ju do ishit për një figurë politike, apo nga bota e artit?

Berisha: Për ata që votohen më shumë. Si identikit do ta marr vendimin kur të shkoj tek kutia e votimit. Do mbaj asnjanësi. I vlerësoj ata që do marrin në garë.

Pyetje: Kur mbyllen primaret?

Berisha: Nesër miratohet, grupet do marrin udhëzimet. Do përpiqet të përmbyllim sa më shpejt Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin dhe qytet e mëdha pas tyre.

Pyetje: Jeni gati për protesta?

Berisha: Jemi gati pa i mbyllur, protestat do shkojnë paralel, sepse nuk pengojnë njëra tjetrën. Protestat e opozitës nuk pengojnë. Natyrisht opozita ka mënyrat e veta të protestës. Protesta ballore kur del vetë, protesta që mbështet ajo, kauza të drejta. Protesta është jetike dhe unë kërkoj ndjesë se janë shtyrë, por ju garantoj se do vijnë.

Pyetje: Kur do jetë protesta ballore?

Berisha: Po punohet me protesta pjesore. Gjykoj se ndërmarrje e një seri protestash pjesore është e dobishme dhe e drejtë dhe pastaj kalohet në protesta të përgjithshme. Për ne Shqipëria do jetë e gjitha në protestë.

Berisha primaret proteste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

13:54 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Pas homazheve në Pogradec, përcillet për në banesën e fundit efektivi Enea Mekolli

12:49 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.