Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Salianji: Lleshaj, ka zgjedhur të jetë pupaci i Ramës

14:44 / January 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thumbnail E.salianji 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka akuzuar sot ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj si të lidhur me krimin. Deputeti Ervin Salianji, i është përgjigjur deklaratës së ministrit Lleshaj, që tha sot, se policia po sulmohet nga politika, përveçse nga krimi.

Në një reagim në emër të grupit të PD, Salianji tha se Lleshaj ka zgjedhur që të bëhet “lodër” e Ramës dhe të ketë partner krimin. “Shqetësimi kryesor i Sandër Lleshajt është dhuna dhe terrorri psikologjik ndaj studentëve protestues. Është ministri që do të mbahet mend si urdhëruesi i pushtimit policor të Univeristeteve, duke ia kaluar edhe Hekuran Isait të diktaturës!“-thotë Salianji.

Deklarata e plotë e Salianjit:

Lleshaj, Zhvejku i Ramës jo ushtari i Republikës! Kur je pupaci i shefit, zgjedh pa problem të kesh partner krimin, jo studentët, zgjedh interesin personal për pushtet tê KM dhe jo Kushtetutën dhe ligjin! Në Durrês bandat plaçkisin shtëpinë e biznesmenit dhe i marrin peng edhe fëmijën Në Fushë-Krujë, pak km larg aeroportit të vetëm, maskat dalin duke terrorrizuar dhe plaçkitur në mes të rrugës Dy gra aksidentohen me vdekje, pêr shkak të mungesës së sinjalistikës, Qindra familje të tjera anembanê Shqipërisë jetojnë nën terrorrin dhe vjedhjet e bandave Grupet më të fuqishme kriminale vazhdojnê të qetë aktivitetin 3 të vrarë në Elbasan në atentat mafioz Ai që hesht është pupaci i Edi Ramës në Ministrinë e Brendshme. Shqetësimi kryesor i Sandër Lleshajt është dhuna dhe terrorri psikologjik ndaj studentëve protestues. Është ministri që do të mbahet mend si urdhëruesi i pushtimit policor të Univeristeteve, duke ia kaluar edhe Hekuran Isait të diktaturës! Pupaci ushtar i Edi Ramës është ministri, i cili nuk ka folur asnjëhere të vetme per revanshin e krimit ndaj shtetit, per korrupsionin gjigand, per rendin dhe sigurinë! Të trajtosh studentêt si kriminelë dhe kriminelët si partnerë është zgjedhja e anës së gabuar. Në demokraci, politikani ka frikë ligjin dhe qytetarët, ministri i brendshëm i republikës duhet të kujdeset për rend dhe siguri, duke nisur nga sigurimi i protestës së qetë të studentëve. Lleshaj ka zgjedhur të jetë Zhvejku i Ramês dhe jo ushtari i Republikês!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama dhe Kurti dje në Manastir për Ditën e Alfabetit me agjenda të ndara

10:38 / November 23, 2026

Ahmeti pas takimit me Ramën: Biseduam për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe perspektivën evropiane

15:19 / November 22, 2026

Qafë Thanë/ Inagurohet sistemi i integruar i kontrollit, Mickoski: Nxit turizmin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

11:08 / November 22, 2026

Pa “Fol Shqip” nuk ka atdhe! / Mesazhi i Presidentit Begaj në prag të Ditës së Alfabetit

15:35 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.