Samanta Karavella festo këtë 9 korrik 30-vjetorin e lindjes ku ka përgatitur një festë për miqtë e saj.
Dhe sigurisht në këtë përvjetor nuk kishte se si të mos organizonte një super festë. Në një vilë me pishinë, Samanta ka mbledhur pranë vetes të gjithë miqtë e saj më të mirë, ku nuk kanë munguar as personazhet e njohur si Olti Curri, Ardit Çuni, Joni Peçi apo Enca.
Këta të fundit nuk kanë nguruar të publikojnë as foto nga festa gjigante. Kujtojmë se dy ditë më parë, Samanta ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me Skerdin, të titulluar “N.K.N”.


