Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Samiti i G7-ës, Biden: Jashtëzakonisht produktiv

18:29 / June 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
18ac1175f6da0d2a1e16a722fc35511d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas tre ditë bisedimesh, udhëheqësit e G-7-ës mbyllën këtë të dielë samitin e mbajtur në Cornwall të Britanisë. Në një deklaratë të përbashkët pas samitit, udhëheqësit G-7-ës premtuan më shumë se 1 miliard doza vaksinash kundër koronavirus, për vendet me të ardhura të mesme dhe të ulta.

Udhëheqësit ranë dakord për të luftuar ndryshimet klimatike si dhe për të vendosur taksa prej 15% për kompanitë e mëdha shumëkombëshe, të cilat shpesh sigurojnë përfitime nga vende ku paguajnë pak, ose aspak taksa. Sipas deklaratës përfundimtare, udhëheqësit e G-7-ës i bëjnë thirrje Kinës që të respektojë të drejtat e njeriut në Hong Kong dhe në Xinjiang, ku jeton pakica ujgure.

Në një konferencë për mediat, presidenti amerikan Joe Biden vlerësoi se samiti ishte “jashtëzakonisht produktiv”. Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të zënë përsëri vendin e tyre udhëheqës në skenën botërore.

“Unë mendoj se kemi bërë përparim në rivendosjen e besueshmërisë mes Amerikës dhe miqve tanë më të ngushtë”, tha Presidenti Biden. Sa i përket dhurimit të vaksinave, Biden tha se të ndihmosh botën për të luftuar pandeminë COVID-19 është një “projekt i vazhdueshëm për një kohë të gjatë”.

Kryeministri britanik Boris Johnson, mikëpritësi i samitit, njoftoi se udhëheqësit e G-7 kishin premtuar mbi 1 miliardë doza vaksinash për vendet më të varfra. Amerika do të dhurojë rreth 500 milionë doza./VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga Interpoli, ja për çfarë akuzohet

22:41 / October 6, 2026

Kreu i PDK-së refuzon propozimin e Kurtit për zgjedhjen e kreut të shtetit, Hamza: Nuk ka president pa marrëveshje

22:01 / October 6, 2026

Franca në revoltë, mbi 450 mijë studentë në protesta

20:39 / October 6, 2026

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.