Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sapo kishin vjedhur një shtëpi, kapen “mat” dy hajdutët në Tiranë

14:11 / September 4, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestimi ne elbasan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy të rinj teksa kishin vjedhur një shtëpi në kryeqytet.

Në sajë të operacionit të koduar “Jail” është vënë në pranga Xh. H., 22 vjeç, dhe B. Z., 22 vjeç, të dy banues në Fushë-Krujë.

Ata janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga shërbimet e policisë të komisariatit Nr.6 në momentin që po tentonin të vidhnin banesën e E. B., në zonën e terminalit të autobusave të jugut. Në momentin e kapjes në flagrancë policia iu ka gjetur dhe sekuestruar një shumë lekësh të sapo vjedhura në banesë dhe sendet me të cilat bën thyerjen e banesës.

Hetimet zbuluan se ata janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera.

NJOFTIMI

Operacion policor i koduar “Jail” nga Komisariati i Policisë Nr.6, për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë.

Parandalohet vjedhja e një banese ku autorët janë kapur dhe arrestuar në flagrancë në momentin e vjedhjes së banesës.

Zbardhen dhe katër raste vjedhjesh të tjera të ndodhura më parë në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr.6, ku dyshohet se autorë janë shtetasit e arrestuar.

Komisariati i Policisë Nr.6 në kuadër të operacionit policor të koduar “Jail”, arrestoi në flagrancë shtetasit:

  • Xh. H., 22 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë.
  • B. Z., 22 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë.

Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga shërbimet e policisë të komisariatit Nr.6 në momentin që po tentonin të vidhnin banesën e shtetases E. B., në zonën e terminalit të autobusave të jugut. Në momentin e kapjes në flagrancë policia iu ka gjetur dhe sekuestruar një shumë lekësh të sapo vjedhura në banesë dhe sendet me të cilat bën thyerjen e banesës.

Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se këta shtetas janë autorë të dyshuar edhe të katër vjedhjeve të mëposhtme:

-,Vjedhjes së banesës me qera të shtetases E. N., të ndodhur më datë 04.08.2019;

  • Vjedhjes së ndodhur më datë 06.08.2019, ku shtetasit B. K., në rruga “Shaban Bardhoshi” i kanë vjedhur varësen e floririt;
  • Vjedhjes së banesës së shtetasit B. Sh., të ndodhur më datë 18.08.2019;
  • Vjedhjes së banesës të shtetasit H. P., të ndodhur më datë 05.07.2019.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën Shefi i Krimeve të Rënda

19:40 / November 16, 2026

Dyshohet se gëlltiti drogën, ndërron jetë gjatë intervistimit në polici 26-vjeçarja në Kosovë

13:55 / November 16, 2026

Patos/ Tritol portës së banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”

10:20 / November 16, 2026

Kontrolle në kufirin e Korçës/ Arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Austri, goditen dy raste kontrabande

10:02 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.