Marshimi i organizuar pasditen e të enjtes në Tiranë kundër abuzimit dhe dhunimit të fëmijëve është bërë kryefjala e mediave. Marshimi mblodhi shumë njerëz, mes të cilëve dhe personazhe të njohur të ekranit e muzikës.
Sara Hoxha, trashëgimtarja e Top Channel nuk ka munguar në këtë protestë bashkë me motrën e saj, ndërkohë që sot, si nënë e dy djemve ka dhënë një mesazh të fortë.
Ajo shkruan se gjëja më e mirë që mund të bëjmë për shoqërinë është të rrisim fëmijë të sjellshëm dhe të edukuar mirë. Këtë mesazh ajo e ka shoqëruar me foton e vogëlushit të saj, Roman.