Shumë të rezervuar dhe rrallëherë shfaqen tashmë në publik, madje pak më shumë Sara se sa Ledioni.
Ata janë përpjekur të mbajnë larg vëmendjes dy djemtë e tyre London dhe Roman. Vogëlushin London e kemi parë herë pas here përmes fotove, por portretin e Roman Sara nuk na e kishte treguar më parë.
Sot ajo ka vendosur të thyejë rregullat e të publikojë foton e parë të Roman. Ajo ka publikuar në Instagram një nga imazhet më të ëmbla, në të cilën shihet përkrah Ledionit dhe vogëlushit, duke e prezantuar kështu për herë të parë me botën. Deri më sot ata e kishin mbajtur të fshehtë portretin e djalit, duke mos publikuar asnjë foto të tij.
Menjëherë pas postimit kanë nisur komentet nga ndjekësit, të cilët kanë filluar të gjejnë se kujt i ngjan më shumë i vogli. Disa thonë se ngjason më tepër me Ledionin, të tjerë me Sarën dhe ka edhe nga ata që thonë se ngjan me teze Lorin.
Në muajin tetor i vogli i familjes Liço festoi 1-vjetorin e lindjes, për të cilën mami Sara dhe babi Ledioni u kujdesën që të ishte shumë speciale.

