Sara Hoxha rrëfeu pak ditë më parë eksperiencën e saj me koronavirusin ndërsa tha se izolimi të lë pas pasojat e ankthit apo dhe vështirësi që duan disa kohë të kalojnë. Të njëjtat detaje kanë konfirmuar dhe personazhe ndërkombëtarë që e kanë kaluar këtë virus.
Por motra e saj, Lori na bën të dyshojmë se dhe ajo mund të ketë kaluar këtë sëmundje të tmerrshme.
“Pjesa më e mirë e imunitetit është të mos frikësohesh nga aeroportet apo hapësirat publike”, ka shkruar Lori krah fotos ku shfaqet me maskë duke treguar kujdesin e nevojshëm. Imuniteti ndaj virusit krijohet kur fillimisht je infektuar e më pas je shëruar e fiton antitrupa, ndaj ky pohim i Lorit tregon se edhe ajo tashmë e ka kaluar frikën e infektimit, megjithatë kujdesi akoma është prioritet.
Ajo ka folur gjatë për luftën me ankthin dhe ataket e panikut e me siguri pas një situate të tille, trashëgimtarja e ‘Top Channel’ do të ishte edhe më e fortë jo vetëm fizikisht, por dhe psikologjikisht.
