Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Sekretet e Pep Guardiolës

23:49 / May 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
guardiola 2
COPENHAGEN, DENMARK - OCTOBER 11: Josep 'Pep' Guardiola, manager of Manchester City, looks on prior to the UEFA Champions League group G match between FC Copenhagen and Manchester City at Parken Stadium on October 11, 2022 in Copenhagen, Denmark. (Photo by James Gill - Danehouse/Getty Images)
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një sukses dominues kundër Realit për t’iu drejtuar aktit të fundit. Pep Guardiola fitoi 4-0 në “Etihad” gjysmëfinalen e kthimit kundër kampionëve të Europës.

“Jemi në finale dhe kjo nuk ndodh shpesh. Jam shumë i lumtur, është hera e dytë në tri vite. Tani do ta përgatisim ndeshjen e së dielës që mund të na ndihmojë të fitojmë titullin dhe pastaj të mendojmë për Kupën”, ishin fjalët e tij në fund të ndeshjes.

Për Sitin mbetet e gjallë ëndrra për të fituar tripletën, pasi në 3 qershor do të luajë finalen e Kupës FA kundër Junajtidit dhe një javë më vonë atë të Champions-it kundër Interit.

Me 33 trofe të fituar deri tani në karrierë, 52-vjeçari është trajneri i tretë më fitues në histori, ndërsa vendi i parë mbahet nga Sër Aleks Ferguson me 49. Por futbolli nuk është sporti më i dashur dhe i ndjekur i trajnerit katalanas, i cili në kohën e lirë argëtohet me golfin.

Vëmendja për detajet është gjithnjë në vend të parë. Guardiola është shumë i kujdesshëm ndaj dietës së lojtarëve të tij, aq sa kur erdhi në vitin 2016 në “Etihad” afroi kuzhinierë anglezë, francezë dhe spanjollë për ta kuruar ushqimin në maksimum.

Në vitin 2017, pas eliminimit nga Monako në 1/8-at e Champions-it, ai urdhëroi heqjen e ushqimeve të thata nga e gjithë zona e qendrës stërvitore të Sitit.

Kur luante futboll, e kishte përcaktuar Roberto Baxhon si “futbollistin më të fortë me të cilin ishte përballur” dhe një tjetër kuriozitet për të është se është i apasionuar pas artit.

Gjatë vitit të pushimit 2012-2013 ku ai u zhvendos në Nju Jork, pati mundësinë të vizitonte shumë galeri dhe muze. Është i martuar me stilisten Kristina Serra, e cila e ka ndihmuar me stilin e tij të veshjes në fushë dhe jashtë saj.

guardiola sekrete trajner
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh: Respekt për ato që ke arritur, të përqafoj

22:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.