Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

“Selman Stërmasi” si “Big Brother” për derbin, të gjithë të monitoruar nga kamerat

23:20 / February 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kamera
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshimi  i tribunave të tifozëve në derbi nuk ka qenë kërkesa e vetme e policisë së kryeqytetit sa u përket masave të sigurisë për këtë ndeshje, por edhe për sfidat e tjera që luhen në “Selman Stërmasi”. Sot klubi i Tiranës ka përfunduar edhe procesin e vendosjes së kamerave të sigurisë në të gjithë ambientet e stadiumit, brenda dhe jashtë tij, ashtu si edhe në tribuna, në mënyrë që të monitorohet plotësisht çdo ngjarje në impiant.

Polica e kryeqytetit kishte kërkuar që para derbit të fazës së parë që të montohej një sistem i tillë monitorimi, pasi kështu ishte më e thjeshtë jo vetëm parandalimi i ngjarjeve të rënda ku kërkohej ndërhyrja e forcave të rendit, por edhe identifikimi i atyre që vepronin në prishje të rendit publik gjatë ndeshjeve.

Kërkesa u anashkalua për disa muaj, derisa erdhi radha e derbit, me klubin e Tiranës që ka vendosur që të vihet në lëvizje e të plotësojë këtë kërkesë, duke llogaritur se që pas ndeshjes së parë mes dy skuadrave, ndaj bardhebluve ishte hapur procedim penal për mosmarrje masash të duhura për organizimin e sfidës.

Kamerat janë montuar dhe janë vënë në punë në pjesë të ndryshme të stadiumit, ndërsa do të ketë një “sallë operative” të improvizuar në ambientet e brendshme nga ku mund të monitorohet situata në çdo tribunë.

blindohet kamera stadiumi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.