Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Serbia dhe Mali i Zi i marrin turistët izraelitë Shqipërisë. Kompania ‘Israir’ ikën pasi e subvencionojnë fqinjët

18:05 / April 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 israir 799
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania ajrore “Israir”, që ofronte lidhje direkte me Shqipërinë nga Izraeli, ka anuluar fluturimet, duke i zëvendësuar me Serbinë dhe Malin e Zi, për shkak të subvencioneve që ata po japin.

Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale nga Unionit Turistik Shqiptar duke e konsideruar këtë vendim si një humbje të madhe për turizmin shqiptar pas izraelitët e vizitonin vendin tonë përgjatë gjithë vitit edhe në ture kulturore.

“Kompania ajrore Israir, duke filluar nga 25 prilli ka anuluar të gjitha fluturimet me Shqipërinë dhe në vend të saj do të fluturojë dy herë në ditë në Mal të Zi dhe ne Beograd, pasi këto shtete i dhanë 50 euro subvencion për çdo turist.

Kjo do të thotë që tregut turistik të Malit te Zi do t’i shtohen këtë vit rreth 50 mijë turistë më shumë, të cilët fare mirë mund t’i kishte marrë vendi ynë, nëse Qeveria jonë do të merrte në konsideratë kërkesat e kahershme të Unionit Turistik për politika incentivuese.

Këto vende, përfshirë dhe Maqedoninë e Veriut janë në tratativa dhe me disa Tour Operatore të njohur ndërkombëtarë të cilët aktualisht operojnë në Shqipëri, që t’i largojnë nga Shqipëria dhe t’i tërheqin drejt vendeve të tyre”.

“Dhe e dini pse ndodh kjo?! Sepse shteti atje mendon për mireqenien e qytetarëve të vet dhe nuk bën shoë siç bëjnë tek Ne”, thuhet në reagimin e Unionit në Facebook.

Kompania kishte fluturime të rregullta me Shqipërinë 5 herë në javë, për një turizëm të organizuar që shtrihej në të gjithë Shqipërinë po kryesisht në Durrës.

Tashmë në mungesë të kompanisë që ofron shërbimin e charterit , operatorët po përballen me anulimin e rezervimeve që një pjesë ishin kontrata me garanci.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026

OSBE vëzhgon drejtësinë: 7 sfida për gjykatat e posaçme

16:02 / November 15, 2026

Tiranë/ Gjendet pa shenja jete në makinë 39-vjeçari, dyshimet e para

15:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.