Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Serginho: Im bir ndërroi jetë nga cigaret

15:00 / November 8, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1762608402 serginho
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-mbrojtësi legjendar i Milanit, Serginho (1999-2008 me kuqezinjtë), ka folur me zemër të hapur nga Milano për dhimbjen më të madhe të jetës së tij dhe për kujtimet e arta që e lidhin me klubin kuqezi. Në një intervistë të gjatë dhe emocionale, braziliani kujton humbjen e djalit, Diego, vitet e lavdisë me Milanin dhe raportin e veçantë me Silvio Berlusconin.

–Serginho, le ta fillojmë me temën më të dhimbshme. Pak më shumë se një vit më parë, në gusht të 2024-s, humbët djalin tuaj Diego. Si e përballoni një tragjedi të tillë?

Fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar atë që ndjeva. Nuk do të mësohem kurrë të flas për vdekjen e Diegos. Që kur ai u largua, çdo gjë që besoja është vënë në dyshim. Është dhimbja më e madhe që një prind mund të përjetojë. Tani jetoj për të, me bindjen se një ditë do të jemi bashkë përsëri.

-Gjithçka ndodhi kaq shpejt dhe shkaqet ishin të paqarta për një kohë të gjatë…

Ai kishte dhimbje shpatullash, por ne nuk e kuptonim. Ai ishte atlet, bënte Jiu Jitsu (mundje). I bëmë disa analiza dhe ato dolën perfekte. Pastaj, pas disa javësh, u përkeqësua. Por pothuajse papritmas. E di që pirja e duhanit ishte faji, ai e kalonte gjithë ditën duke pirë cigare. I ishte bërë zakon.

-Tifozët e Milanit iu qëndruan pranë në ato momente të vështira?

Shumë. Kam ndier dashuri të pafundme nga tifozët e Milanit. Në ditët më të errëta të jetës sime, ata më dhanë forcë. Nuk do ta harroj kurrë.

-Kthehemi pas në kohë. Si lindi historia juaj me Milanin?

Ishte Ariedo Braida që më bindi. Një ditë para se të takoja atë, Carlo Ancelotti, në atë kohë trajner i Juventusit, më kishte sugjeruar bashkë me Didën dhe Amoroson te Juvja. Por Braida erdhi, foli vetëm dhjetë minuta dhe më fitoi. Brenda një muaji isha në Milano, nën urdhrat e Zaccheronit.

-Fillimi me Zaccheronin nuk ka qenë i lehtë, apo jo?

Një makth. Vetëm seanca taktike pa fund. Unë pyesja veten: “Kur do të prekim topin?”. Ishte e ftohtë, nuk isha mësuar, doja të largohesha. Por më pas gjithçka ndryshoi.

-Me ardhjen e Cesare Maldinit gjithçka mori tjetër drejtim?

Absolutisht po. Ai më shpëtoi karrierën. Më tha të përqendrohesha në sulm dhe me të fituam derbin 6-0. Pastaj erdhi Ancelotti dhe filloi periudha më e bukur. Ishim ekipi më i fortë në botë.

-A është penalltia kundër Juventusit në finalen e Championsit momenti më i rëndësishëm i karrierës?

Po. Para Buffonit, porta dukej shumë e vogël. Por gjithçka shkoi mirë dhe fituam trofeun më të madh. Ai ishte kulmi i karrierës sime.

-Por jo çdo finale ishte e lumtur. Çfarë ndodhi në Stamboll, në atë mbrëmje të famshme të vitit 2005?

Ishte një natë e mallkuar. Edhe sikur të kishim luajtur një javë, nuk do të kishim fituar. Pritja e Dudek ndaj Shevchenkos ishte diçka mbinatyrore. Ne e ndjenim që do të shkonim keq, ishte një bllokim mendor. Edhe më të mirët humbëm penalltitë, unë, Pirlo dhe Shevchenko.

-Thuhet se në pushimin e pjesës së parë disa po festonin…

Gjithçka është e pavërtetë. Në fakt, ishim të tensionuar, madje u grindëm. Na mungonte përqendrimi kur ktheheshim në fushë dhe kjo na kushtoi shtrenjtë. Askush nuk kishte arsye për të festuar.

-Çfarë kujtimesh keni nga Silvio Berlusconi?

Shumë. Mund të shkruaja një libër për të. Ishte unik. Vinte shpesh në dhomën e zhveshjes, na jepte këshilla taktike dhe na fliste për “shfaqjen” që duhej të jepnim në fushë. Një ditë më mori mënjanë për të më mësuar si të mbrohesha, solli truprojat e tij dhe disa kukulla për të më treguar si të parashikoja kundërshtarin. Ishte i jashtëzakonshëm.

-Pas karrierës, ju vazhduat bashkëpunimin me klubin. Çfarë roli patët?

Galliani më propozoi të isha një urë mes Milanit dhe Brazilit. Ndihmova në krijimin e një Klubi të të Rinjve të Milanit, ku përfshiheshin shumë talente. U sugjerova atyre Thiago Silvan dhe Mirandan. Thiago ishte gati të nënshkruante me Interin, por pas një bisede me mua dhe Braidan, u bind të zgjidhte Milanin dhe mendoj se bëri zgjedhjen e duhur”, tha ai.

Serginho
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sonte Franca sfidon Paraguain për një biletë në çerekfinale, Deschamps paralajmëron: Nuk është kundërshtar për t’u nënvlerësuar

14:47 / July 4, 2026

Zvicra mposht Algjerinë dhe siguron biletën për në 1/8-at, Xhaka shkruan historinë me rekord

09:31 / July 3, 2026

Tmerr në Kupën e Botës/ Pesë futbollistë luajtën me “pistoletë në kokë”: Nëse fitoni, ju vrasim familjen

22:57 / July 2, 2026

Meksika mposht 2-0 Ekuadorin dhe siguron çerekfinalen, sukses historik pas 40 vitesh

09:22 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.