Është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës shtetasi Remzi Kulli, vjehrri i Fatbardh Licit, ky i fundit i vrarë në 10 gusht të 2018-ës.
Arsenali i armëve i gjetur në fshatin Luarës në një banesë të braktisur në Velipojë janë marrë përsipër pikërisht nga shtetasi Remzi Kulli, 57 vjeç nga Shkodra.
Katër ditë më parë gjykata e shkallës së parë vendosi “arrest me burg” për këtë shtetas. Arsenali i armëve që nga policia dyshoheshin se janë lënë nga Ibrahim Lici, shtetas i shpallur në kërkim si autor kryesor për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali u morën përsipër nga Remzi Kulli i cili u vetëdorëzua.
Personi që ka marrë përsipër arsenalin e armëve të gjetura nga policia në Luarës të Velipojës ka deklaruar në gjykatë se 10 ditë para se të vritej dhëndrri i tij Fatbardh Lici i ka dërguar armët në atë vend bashkë me të. Mbrojtja kërkoi një masë më lehtësuese për shtetasin Remzi Kulli duke qenë se ka pranuar se armët janë të tijat por gjykata e shkallës së parë në Shkodër vendosi “arrest me burg”. Gëzim Sela është vjehrri i vëllait të Ibrahim Licit dhe banesa e tij ka të paktën 5 vite e braktisur. Pas kësaj bingoje rastësore të efektivëve u ngritën dyshime se Ibrahim Lici mund ta ketë përdorur atë banesë të braktisur si bazë për të lënë armët dhe municionet si dhe për t’ju fshehur policies por para 4 ditësh shtetasi Remzi Kulli ka marrë përsipër autorësinë, i cili është vjehrri i Fatbardh Licit, xhaxhai i Ibrahimit.
