Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Sezoni turistik në Sarandë, prefekti Nesturi: Prioritet kemi përmirësim e shërbimit

10:00 / May 24, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1748014744 sarande
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Task-Forca u mblodh të premten në Sarandë për sezonin turistik veror 2025, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Vlorë, Plator Nesturi. Përfaqësues nga institucionet kryesore u bënë bashkë për të koordinuar masat dhe për të gjetur zgjidhje për sfidat që sjell sezoni. Synimi i përbashkët i këtij aktiviteti ishte një verë e sigurt, e organizuar dhe mikpritëse për çdo vizitor, vendas apo i huaj.

“Ajo çfarë pritet është se do të kemi një sezon plot sfida, pasi të tilla do të jenë edhe flukset turistike në të gjithë qarkun e Vlorës. Në këtë kuadër, kjo kërkon një shtim të masave të drejtpërdrejta për përballimin e këtij sezoni. Ajo që synojmë nuk është thjesht përballimi në kushte emergjence, por rritja cilësore e shërbimit turistik”,-tha prefekti.

Operatorët turistikë kanë kërkuar ndërhyrjen e instancave shtetërore për bisedime me Greqinë, me qëllim që pikat doganore (kufitare) të Qafë Botës dhe Portit me Korfuzin të funksionojnë 24 orë, pasi deri tani këto dy pika mbyllen gjatë orëve të natës nga pala greke.

nesturi Sarandë turizmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga sot reduktohet numri i urbaneve në Tiranë, operatorët nxjerrin 20-30% më pak mjete

12:59 / September 1, 2026

Shteti merr në mbrojtje banesat monument kulture në rrezik/ Gonxhja: Nisim me 90 shtëpi në Gjirokastër

09:09 / August 29, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.