Një ndeshje historike është Shqipëri-Serbi që do të luhet prej orës 20:45 në ”Air Albania”, e rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjve drejt Botërorit 2026.
Ekipi i Sylvinhos vjen pas një fitore 3-0 ndaj Andorrës në mars dhe do të kërkojë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve për të marrë pikët e plota. Sylvinho ka ndryshuar rreshtimin, duke hedhur në fushë Strakoshën në portë, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj në mbrojtje.
Mesfusha është e përbërë me surpriza, me shehun që nis titullar krah Asllanit, Laçit dhe Hoxhës, ndërsa sulmi përbëhet nga dyshja Manaj-Broja.

