Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Sfida ndaj Çekisë, Cikalleshi: Do të vuajmë për rezultatin, por jemi gati

12:42 / September 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 168 1240x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekipi kuqezi ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian ndaj Çekisë më 7 shtator dhe 3 ditë më vonë ndaj Polonisë. 33-vjeçari nga Kavaja, Sokol Cikalleshi u shpreh se këto janë dy ndeshjet më të rëndësishme dhe theksoi se në dy takimet e kaluara, Kombëtarja ka bërë vetëm detyrën.

Grumbullimi më i rëndësishëm

“Është një nga grumbullimet më të rëndësishëm të kombëtares gjatë këtyre viteve. Unë e kam përjetuar një herë Europianin dhe nëse do ta përjetoja sërish, karriera ime do të kishte tjetër kuptim. Do të mundohemi të bëjmë diçka edhe jashtë fushe që të japim mesazhin e duhur te grupi që fokusimi dhe angazhimi të jetë maksimal”‘

Situata në repartin e sulmit

“Jemi në fillim sezoni. Të gjithë sulmuesit e kanë nisur mirë, me gola. Kemi marrë benefitet e fazës përgatitore. Janë pak ditë, por ne do të bëjmë maksimumin gjatë stërvitjes që në këto dy ndeshje të japim më të mirën, 100%, mund të arrijmë ato rezultate në këto dy ndeshje”.

Karriera personale

“Në Turqi ndihem mirë pasi jam në vitin e tetë aty. Unë vazhdoj të punoj çdo ditë me të njëjtin seriozitet dhe benefitet po i marr në fushën e lojës. Nuk mund të them se është viti im sepse është e vërtetë që e kam nisur mirë, por për të mbajtur vazhdimësinë duhet punuar edhe më shumë. Edhe në Kombëtare vetëm me seriozitetin e përditshmërisë dhe duke u marrë edhe me detajet, do të vazhdojë të bëjë diferencën. Nëse do të kënaqem vetëm me këtë fillim në Turqi do të bëjë gjënë e gabuar”.

“Do të vuajmë shumë ne Çeki për rezultatin, por jemi gati”.

“Këto dy ndeshje janë mjaft decizive. Më e mira do të shënonim sa më shumë dhe të merrnim 3 pikët, por Çekia nuk është një ekip i lehtë. Çekia ka shumë eksperiencë dhe nuk do të jetë e lehtë. Në dy ndeshjet e fundit ne vetëm kemi bërë detyrat pasi ishin dy kundërshtarë nën nivelin tonë dhe nuk duhet të kënaqemi. Ne do të vuajmë shumë për të marrë rezultatin pozitiv, por ne jemi gati”.

sokol cikalleshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.