Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shahini pret studentët fitues të olimpiadës “Rroke Shkencën”: Këtë iniciativë do ta vëmë në zbatim në të gjithë vendin

21:49 / December 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Besa Shahini 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit Besa Shahini priti sot në një takim pranë ambienteve të Ministrisë së Arsimit nxënësit olimpiadistë dhe mësuesit e gjimnazit “Muharrem Çollaku” Pogradec, fituese e Olimpiadës “Rroke Shkencën”.

Të pranishëm ishin gjithashtu Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, Deputeti i Qarkut Korçë Ilirjan Pendavinji, Përgjegjësi i Departamentit të Matematikës dhe Fizikës në Universitetin “Fan Noli” Korçë, Artur Adili (nën cilësinë e organizatorit të kësaj olimpiade), si dhe mësues e drejtues të gjimnazit “Muharrem Çollaku” Pogradec.

Duke vlerësuar këtë iniciativë të ndërmarrë dhe duke uruar nxënësit fitues, Ministrja Shahini e shprehu si shumë të nevojshëm takimin me nxënësit fitues:

“Kemi nevojë të dëgjojmë nga ju se si keni arritur të dilni kaq mirë dhe si ta zgjerojmë mënyrën tuaj të studimit në mënyrë që edhe nxënësit e tjerë të kenë sukses në shkenca, matematikë, fizikë, bio-kimi dhe informatikë”, u shpreh ajo ndërsa u nënvizoi gjithashtu se “kjo arritje është jashtëzakonisht mirë për sistemin arsimor, pasi ne mësojmë nga kjo që të shohim pak se si po ecin edhe politikat tona arsimore. Garantoj gatishmërinë e MASR dhe zyrave arsimore vendore pranë çdo bashkie, në mënyrë që kjo iniciativë dhe kjo metodë e re gare në grup e zhvilluar për rajonin e Korçës të replikohet së shpejti në të gjitha qarqet e vendit”, tha Sahini.

Kjo olimpiadë është organizuar në Qarkun e Korçës mes datave 2-6 Dhjetor, 2019 dhe ndahej në pesë fazat (nën-olimpiadat) si vijon: a) Olimpiada e Shkencave Sociale “Dora D’Istria”; b) Olimpiada e Biologjisë dhe Kimisë “Alkimisti”; c) Olimpiada e Fizikës “Niko Thomo”; d) Olimpiada e Informatikës “Alan Turing”; si dhe e) Olimpiada e Matematikës “Petraq Pilika”.

E veçanta e këtij organizimi është se Olimpiada “Rroke Shkencën” nuk ka qenë individuale, por në grup, dhe çdo shkollë është përfaqësuar nga 5 nxënësit më të mirë të saj.

Në Olimpiadën “Rroke Shkëncën” u përfshinë të gjitha 24 shkollat e mesme të Qarkut të Korçës. Çdo nën-olimpiadë është zhvilluar në një ditë të caktuar, ku janë shpallur edhe fituesit e saj. Në fund, janë mbledhur pikët për secilën olimpiadë dhe rezultatet e kësaj shume kanë shpallur fitues gjimnazin “Muharrem Çollaku” Pogradec.

besa shahini rroke shkencen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.