TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Rëndësia e kaliumit, cilat janë ushqimet që janë të pasura me të

17:30 / May 30, 2023

Drejt largimit nga Shqipëria, Kim viziton Shkodrën: Mirënjohëse shqiptarëve për mikpritjen

17:20 / May 30, 2023

Zgjedhjet vendore/ KAS vendos të hapë një kuti votimi të Mallakastrës

17:06 / May 30, 2023

Vjen pasoja e parë për Kosovën: SHBA i anulon pjesëmarrjen në “Defender 23”

16:55 / May 30, 2023

Aksident i rëndë në Itali, përmbyset autobusi me 20 nxënës

16:49 / May 30, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

SHBA, angazhim për teknologjitë që mbështesin demokracinë

23:11 / March 31, 20233 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Të enjten u mbyll Takimi për Demokracinë, i organizuar nga Shtetet e Bashkuara, me tematikë: angazhimin për të krijuar teknologji që mbështesin demokracinë, duke parandaluar ndërkohë keqpërdorimin e tyre.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Nike Ching, Kina organizoi paralelisht Forumin Boao për drejtues ndërkombëtarë të sipërmarrjes dhe politikës, me tematikë kryesore iniciativën kineze Një Brez Një Rrugë.

Udhëheqës të qeverive të 120 vendeve morën pjesë në Takimin e dytë për Demokracinë, ku nuk ishin të ftuar drejtuesit nga Moska dhe Pekini. Një nga temat e së enjtes ishte mbështetja e lirisë në internet.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se demokracia po përballet me rreziqe, përfshirë edhe në internet.

“Vende të tjera po ngrenë pengesa dhe po bllokojnë qasjen, duke e përdorur internetin për të kontrolluar fjalën e lirë, për të shtypur disidencën, për të përhapur keqinformim dhe dezinformim”, tha ai.

Në Pekin, zyrtarët kinezë e akuzuan Uashingtonin se po “krijon ndasi nëpër botë” në emër të demokracisë.

Këtë javë, në ishullin jugor Hainan, Kina po organizon Forumin Boao për udhëheqësit në sipërmarrje dhe politikë. Në axhendë përfshihet edhe Iniciativa një Brez një Rrugë, një program i udhëhequr nga Kina për infrastrukturën globale.

Ekspertët thonë se ky është shembulli më i fundit i konkurencës SHBA-Kinë për influencë globale, ndërsa Presidenti kinez Xi Jinping kërkon të rrisë statusin ndërkombëtar të Kinës.

“E shikoj vitin 2023 si një vit në të cilin Kina po thekson sërish diplomacinë e saj dhe rolin në botë… Forumi Boao ka funksionuar prej vitesh, madje përpara se konkurenca SHBA-Kinë të bëhej kaq intensive. Por, mendoj se ka gjithnjë e më shumë rivalitet mes organizatave të udhëhequra nga Kina dhe organizatave perëndimore”, thotë Bonnie Glaser, nga programi për rajonin Indo-Paqësor në Fondin Gjerman Marshall.

Mendimin e tyre për këtë çështje e shprehin edhe të tjerë, si Kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong.

“Më shqetësuese është gjendja e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Fuqitë e mëdha kanë përgjegjësi të madhe për të mbajtur marrëdhënie të qëndrueshme pune me njëra-tjetrën. Pasi përplasjet mes tyre do të kishin pasoja serioze për ata vetë dhe për botën. E megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë në kundërshti për shumë çështje të vështira, përfshirë tregtinë dhe investimet, zinxhirin e furnizimit, sigurinë kibernetike, teknologjitë e reja dhe ato jetike, si dhe lirinë e lëvizjes në det”, tha kryeministri i Singaporit.

Të enjten, Sekretari i Shtetit Blinken tha se Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin hapa për të mbrojtur sigurinë e shtetasve amerikanë nga qeveritë autoritare, ndërsa po shtohen thirrjet nga ligjvënësit për të ndaluar TikTok-un, një aplikacion popullor për shpërndarjen e videove.

Demokracia SHBA teknologji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Vjen pasoja e parë për Kosovën: SHBA i anulon pjesëmarrjen në “Defender 23”

16:55 / May 30, 2023

Aksident i rëndë në Itali, përmbyset autobusi me 20 nxënës

16:49 / May 30, 2023

Mijëra mësues rumunë marshojnë për paga më të larta

16:40 / May 30, 2023

Situata në veri, Rusia: Serbia të fusë ushtrinë e policinë në Kosovë

13:45 / May 30, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Rama i kërkoi të jetojë në Shkodër, Benet Beci merr shtëpi me qera. Xhaxhai rrëfen të shkuarën e kryebashkiakut: S’është anëtar i PS…!

16:48 / May 30, 2023

Karkaleci sulmon të mbjellat, Braçe sulmon Ministrinë e Bujqësisë: Një ministër, tre zv/ ministra e drejtorë pa hesap as e prishën terezin

16:40 / May 30, 2023

“Partia jonë nuk jep birra falas”/ Fjalët e fundit të Rako Qorrit para se Sofokli Shani ta ekzekutonte

16:00 / May 30, 2023

Vuçiç refuzon takimin me Kurtin, ja lëvizja e fundit e presidentit serb

15:55 / May 30, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Rëndësia e kaliumit, cilat janë ushqimet që janë të pasura me të

17:30 / May 30, 2023

Drejt largimit nga Shqipëria, Kim viziton Shkodrën: Mirënjohëse shqiptarëve për mikpritjen

17:20 / May 30, 2023

Zgjedhjet vendore/ KAS vendos të hapë një kuti votimi të Mallakastrës

17:06 / May 30, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.