Qeveria shqiptare mori vendim të anulonte futjen e teknologjisë 5G nga kinezet pasi binte në kundërshtim me rregullat e sigurisë së NATO-s. Në forumin e organizuar në senatin amerikan Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka marrë pjesë në një forum me senatorë dhe kongresmenë të senatit amerikan, ku ishin të pranishëm edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Në forum është diskutuar siguria e rrjetit 5G në Ballkan dhe përballja me rrezikun e ndërhyrjes kineze dhe ruse në këtë treg. Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për futjen e rrjetit 5G në Shqipëri, duke e kritikuar publikisht disa herë nga ana e ambasadës amerikane në Tiranë.
Kjo bëri që qeveria shqiptare të merrte një vendim që anulonte futjen e kësaj teknologjie në vendin tonë nga kinezët në përputhje me rregullat e sigurisë së NATO-s.
Trendi më i ri është rrjeti 5G që do të sjellë shumë risi në përdorimin fleksibël të internetit. Në Shqipëri rrjeti 5G është promovuar nga Qeveria dhe Edi Rama. Por zëra nga qeveria kanë dalë kundër 5G-së dhe kanë kërkuar që të ketë shumë kujdes. Po ashtu dhe SHBA ka bërë disa herë thirrje shtetit shqiptar që të kënë kujdes me implementimin e 5G. Pas reagimit nga SHBA qeveria shqiptare është tërhequr nga marrëveshja me Huawei dhe nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me këtë shtet.