Më shumë se 51 milionë gra në Amerikë vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Në fakt, është problemi kryesor shëndetësor që vret gra, jo nga kanceri-një mit të përbashkët. Ja cilat janë 6 këshillat për një zemër të shëndetshme:
1.Ushqimet
e skuqura dëmtojnë zemrën
Ushqimet e skuqura, të shpejta dhe me shumë kripë mund të shkaktojnë atak në
zemër. Kështu, pakësoni në mënyrë të konsiderueshme ushqimet e skuqura, apo ato
që shiten në fast food-e, pasi duke i zëvendësuar me perime dhe fruta, mund të
ulni deri në 30 % mundësinë një infarkti në zemër. Është konkluzioni që kanë
nxjerrë një grup studiuesish nga një studim mbi zakonin e të ushqyerit, i cili
ka përfshirë mbi 16 mijë persona në 52 shtete. Dieta tipike e botës perëndimore
është shumë e pasur me yndyrna, mish dhe kripë, të gjitha këto ushqime venë në
rrezik shëndetin kardiovaskular.
2.Pi më shumë çaj
Meshkujt që pinë 2 filxhanë çaji në ditë kanë 25 % më pak mundësi për të vdekur
nga sëmundjet e zemrës sesa ata që rrallë e vënë në gojë. Arsyeja: flavonoidet
në çaj, jo vetëm përmirësojnë aftësinë e enëve të gjakut për t’u qetësuar, por
gjithashtu hollojnë gjakun, duke reduktuar koagulimin.
3.Hani fruta dhe perime
Një dietë e shëndetshme ju ndihmon të zvogëloni rrezikun e zhvillimit të
sëmundjeve të zemrës, dhe gjithashtu mund t’ju ndihmojë të rrisni mundësinë e
mbijetimit të sulmit të zemrës. Duhet të provoni të keni dietë të balancuar që
përmban sasi të mëdha frutash dhe perimesh, peshk, dhe ushqimet si: buka e zezë
apo e plotë, pasta dhe oriz. Rri larg ushqimeve siç janë biskota, torta,
brumërat e ndryshme, produkteve të qumështit që janë me dozë të lartë të
yndyrës së ngopur (saturated) dhe sheqerit.
4.Dieta
Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, peshk që mbrojnë
zemrën. Limitoni konsumimin e yndyrave, si mish, djathë, gjalpë, qumësht.
Përdorni groshët dhe thjerrëzat në vend të mishit. Frutat dhe perimet janë
parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës por edhe të kancerit,
shprehet kardiologët.
5.Ushqimet që duhen
evituar
Mishi i konservuar ose i tharë, sallamet, djathërat e vjetër, peshku në vaj,
brumërat me vezë, ëmbëlsirat, çokollata, sasitë më të mëdha të alkoolit,
gjalpi, dhjami, frutat e konservuara dhe ushqimi i thartë.
6.Ushqimet që përmbajnë
kalium për zemrën
Për të zgjidhur problemin dhe rivendosur një ekuilibër rreth harxhimit të
tepërt të natriumit, popujt e vendeve perëndimore duhet të konsumojnë më shumë
kalium. Mire do të ishte që të konsumohej 4 herë më shumë kalium se sa natrium.
Një ushqim i ekuilibruar mund të sjellë vendosjen e një ekuilibri të duhur. Ja
pse konsumi i natriumit duhet ulur dhe të mos kalojë 2,5 g në ditë. Duhen
shmangur sallamërat, supat e përgatitura në mënyrë industriale, gjellët e
fabrikuara dhe që kanë shumë kripë, etj.