Milani dhe Interi po luajnë ndeshjen e fundit të Serie A, ku do të përcaktohet dhe kampioni i sezonit 2021-2022. Në transfertën e Sasuolos, Milani ka kaluar në avantazh.
Oliver Giroud shënon në minutën e 17-të, duke e afruar skuadrën kuqezi akoma më shumë te titulli. Në “San Siro”, Interi po barazon pa gola me Sampdorian.