Policia bën me dije se në një restorant në Ksamil është goditur me thikë për motive të dobëta shtetasi K. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër.
Menjëherë pas konfliktit i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Ditën e sotme, rreth orës 12:10, në një restorant në Ksamil është goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasi K. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave
