Ka degjeneruar në përdorimin e armëve një konflikt mes dy familjeve në Itali, njëra prej të cilave shqiptare. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Sipas medias italiane familjet jetojnë në Prata Goivine në Itali dhe kishin marrëdhënie të tensionuara me njëri-tjetrin. Në sherr e sipër shtetasi italian ka marrë armën dhe ka tentuar të qëllojë fqinjin shqiptar, por plumbat kanë kapur gruan e tij, dhe një tjetër italian që ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Kanë qenë fqinjët e tjerë që kanë lajmëruar policinë pasi dëgjuan të shtënat. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.