Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me sende të forta, pas një konflikti mes disa personave pas mesnate. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku F.L ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
NJOFTIMI I PLOTË
Elbasan/ Informacion paraprak
Në orët të para të mëngjesit, në lagjen ” Luigj Gurakuqi”, Elbasan , në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta shtetasit A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan.
Shtetasi F.L., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Ndërsa dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën pēr zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
