Avokati Spartak Ngjela është përplasur me ish-deputeten e LSI, Nora Malaj, në një debat për situatën politike, në studion e ‘Ora News’. Avokat Ngjela ka kritikuar opozitën për vendimin për djegien e mandateve, duke thënë se ata kanë bërë gabim.
Ndër të tjera, avokati i është drejtuar ish-deputetes, duke i thënë se nuk ka kulturë. Kjo ka tensionuar situatën, teksa Malaj ka deklaurar se e ka shumë problem aktin e komunikimit.
Pjesë nga debati:
Ngjela: Nuk keni kulturë ju.
Malaj: Nuk më pëlqen ky lloj komunikimi. Aktin e komunikimit e kam shumë problem. Na respektoni, se ju ngrihet vlera. Ju jeni njeriu që keni provuar qasjen politike, keni lidhje të ngushta me ndërkombëtarët dhe i shërbeni atdheut.
Ngjela: Zonjë, ju thashë që bëtë gabim, do ta tregojë koha. Unë të them që ke bërë gabim, do ta shohim.