Sot është Dita Botërore e Shëndetit Mental. Kjo ditë ka për qëllim ngritjen e vetëdijës për rrezikun e problemeve mentale dhe mobilizimin e njerëzve për mbështetje të personave, që përballen më këto probleme.
Objektivi kryesor i shënimit të kësaj dite ështëparandalimi i vetëvrasjeve dhe një vëmendje ndaj personave, të cilët vuajnë nga këto çrregulime.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo 40 sekonda, dikush e humb jetën shkaku i këtyre problemeve mentale. Kjo organizatë ka lëshuar një fushatë me emrin “40 sekonda aksion” për të rritur vetëdijën e njerëzve mbi rrezikun që këto çrregullime përbëjnë.
Ekzistojnë disa lloje të çrregullimeve mentale, dhe një numër i lartë i simptomave të tyre. Këto çrregullime afektojnë mënyrën e të sjellurit të një personi, shëndetin psikik, marrëdhëniet e tyre me shoqërinë, aftësinë për të punuar dhe perceptimin e tyre ndaj botës. Mirëpo me mbështejen e duhur, këto çregullime mund të përmirësohen.