Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Shifrat e ISSH/ 353 mijë pensione pleqërie janë të pjesshme, shkak kontributet e pakta dhe…

14:20 / May 24, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1749292737 pensionistet2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Puna në të zezë, e paregjistruar në organet tatimore dhe pa kontribute të derdhura, vijon të shpërfaqet me pasoja negative për xhepin e pensionistëve.

Shifrat zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë se 353 mijë, nga gati 640 mijë pensionistë në total, marrin një pagesë pleqërie të pjesshme për shkak të viteve të punës të pamjaftueshme. Kjo shifër është rritur në krahasim me vitin 2024 kur ishin 316 mijë pensione të pjesshme.

ISSH thotë se vjet u lidhën rreth 55 mijë pensione të reja, të cilat kishin mesatarisht 24 vite e 6 muaj punë nga 38 vite e 8 muaj që ishte detyrimi për të përfituar pension të plotë.

Për shkak të viteve të pakta të siguruara dhe kontributeve të ulëta, vlera mesatare e pensioneve të pleqërisë në vend duket se qëndron në vendnumëro. Pensioni i pleqërisë urban në fund të 2025-ës ishte 20.123 lekë, në rritje me 514 lekë krahasuar me 2024-ën. Ndërsa pensioni rural u rrit me 435 lekë vjet dhe arriti në 12.313 lekë, duke përfshirë këtu efektin e indeksimit që ndodh çdo vit në tetor.

Urban             Rural

Viti 2024      19,609 lekë      11,878 lekë

Viti 2025      20,123 lekë      12,313 lekë

Diferenca      +514 lekë          +435 lekë

Përtej viteve të punës të padeklaruara, pensionistët e rinj, po vuajnë pasojat e rënda nga fshehja e pagës reale nga bizneset, shoqëruar nga kontribute të tkurrura.

Pensioni mesatar urban vjet ishte sa 23% e pagës mesatare të vendit prej 86.984 lekë ose sa 50% e pagës minimale prej 40 mijë lekësh që ishte në vitin 2025, ndërsa në raport me minimalen e këtij viti prej 50 mijë lekësh, vlera e pensionit urban zbret sa 40% e saj.

Kurse pensioni mesatar rural është sa 13% e pagës mesatare, dhe sa 30% e pagës minimale të vjetshme, ndërsa në raport me 50 mijë lekë që është minimalja këtë vit, pensioni ulet në rreth 24%.

Përveç punës në të zezë apo nëndeklarimit të pagave që si pasojë sjellë kontribute të reduktuara, e më pas edhe pension të ulët, vendi po përballet me sfidën demografike, ulje të lindjeve dhe emigrim të fuqisë punëtore. Sot për të paguar 100 pensionistë kontribuojnë 117 të punësuar, ndërsa në 2030-ën pritet që kjo shifër të zbresë në 113 të punësuar, ndaj edhe skema e pensioneve vijon të jetë prej 1 dekade deficitare.

353 mije ISSH kontributet pensione pjesshme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026

Berati në kulmin e sezonit turistik, fluksi i vizitorëve sjell pritshmëri për një vit rekord

13:46 / July 9, 2026

Ministria e Arsimit publikon kalendarin, viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator

14:53 / July 8, 2026

Subvencionet për fermerët/ Heqja e naftës falas ul ndjeshëm aplikimet, 29 mijë kërkesa më pak nga fermerët, mbyllet skema kombëtare për bujqësinë

15:46 / July 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.