Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve duket se është vënë në qendër të vëmendjes nga kryeministri Rama, pas publikimit të përgjimeve nga Zëri i Amerikës të ish kreut të këtij institucioni, Arebn Çuko.
Televizioni News 24 raporton se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar edhe Stefan Çipën nga kjo detyrë, ku u emërua vetëm 5 muaj më parë.
Çipa zëvendësoi Çukon në shtator të 2018. Ai ka mbajtur një sërë detyrash të rëndësishme më parë, si ish. Zv ministër i Brendshëm etj.
