Kanë kaluar 16 vjet, por nata e Stambollit do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Milanit. Finalja e Champions League humbur kundër Liverpool akoma djeg tek skuadra e Milanit.
Kuqezinjtë e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e tre golave, rezultat që Liverpool arriti ta barazojë në pjesën e dytë, ku të kuqtë fituan trofeun nga pika e bardhë e penalltive. Një makth për të gjithë, edhe për Andriy Shevchenko, i cili humbi penallti.
FINALJA E STAMBOLLIT-Plaga është akoma në gjak. Mediat shkruan se midis pjesës së parë dhe asaj të dytë ne e lamë veten të shkonim në festimet e parashikuara. Janë të gjitha gënjeshtra. Përkundrazi Paolo Maldini ishte i pari që tha të bënim kujdes, se Liverpuli nuk do të dorëzohej edhe pse po humbiste 3-0. Në tre muajt e parë pas asaj disfate të hidhur, unë zgjohesha duke bërtitur natën dhe filloja të mendoja për të. Unë ende mendoj për këtë sot që kanë kaluar 16 vjet. Shumë nga shokët e mi të skuadrës nuk dëshironin kurrë ta shihnin më atë ndeshje. Unë e di atë përmendësh.
DERBI NDAJ MATERAZZIT- Ishim në tunelin e San Siros. Përpara ndeshjes ndaj Interit për Champions League unë po provoja të bëja disa pasa me murin për t’u përqëndruar. Pak më vonë kalon Materazzi që vetëm dy muaj më parë më kishte shkaktuar një frakturë dhe një të qepur me pesë penj. Ai kur më sheh më thotë disa gjëra të tmershme për të më frikësuar, por unë i qesha në fytyrë në atë moment. Jo per t’u tallur, sepse kishte respekt mes nesh, por sepse e dija se ai në jetën e tij nuk ishte kështu, kaq i keq.” Përfundon ish-sulmuesi i Milanit.
