Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Shkëlqeu ndaj Romës, Asllani kërkon hapësira. Ja se si ylli kuqezi po fiton Interin

14:30 / November 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kristjan Asllani 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Roma te Roma, Kristjan Asllani mbyll një cikël me ulje ngritje ndërsa tashmë është bërë gati për hapin e madh. Nëse një vit më parë, në atë sfidë kundër Romës, ishte protagonist negativ, me djemtë e Mourinhos që siguruan një fitore me përmbysje, pas një viti situata është ndryshe.

Mesfushori kuqezi zhvilloi një 15-minutësh fantastik, ishte protagonist kryesor në golin trepikësh, një super pasim për Dimarco-n me këtë të fundit që shërbeu në zonë për Thuram duke vënë në jetë një gol shumë të bukur. Koka lart, pasim perfekt, një paraqitje e shkëlqyer, me këto fjalë e nis analizën për Asllanin e përditshmja italiane, La Gazzetta dello Sport.

asllani 600x336 1

Asllani, me meritë, ka fituar besimin e Simone Inzaghi-t: Asllani po rritet, duhet të ketë durim, por është shumë i fortë, ka shumë kualitet”, kështu u shpreh Calhanoglu për Asllanin. Komplimentet për të nuk erdhën vetëm nga turku, por edhe nga vetë trajneri Inzaghi. Pas një viti, vendimi i drejtuesve të Interit me sa duket rezultoi i drejtë, larguan Brozovic, ndërsa s’postuan Calhanoglu në rolin e regjisorit, zëvendësuesi i tij është projektuar pikërisht Asllani. Edhe Asllani duket i lumtur për momentin që po kalon, ndjen edhe ai besimin e trajnerit.

“Asllani është një lojtar i rëndësishëm, është gati edhe të luajë titullar”, u shpreh Inzaghi. Në raport me një vit më parë, mesfushori shqiptar po fiton gjithnjë e më shumë minuta. Një vit më parë u aktivizua vetëm 8 minuta në Champions, edhe pse Interi shkoi deri në finale, ndërsa këtë sezon vetëm në tre ndeshjet e para është aktivizuar 75 minuta. Një vit më parë, Asllani u aktivizua në total vetëm 858 minuta, por me këtë formë që po kalon e sigurt është që Asallnin do ta shohim më shumë në fushë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes së rëndë në fushë

10:47 / November 3, 2026

Momente paniku, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

21:00 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.