Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shkencëtarët: “Omicron”, jo dhe aq i rrezikshëm

12:20 / December 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
covid 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Varianti “Omicron” ka shqetëauar Organizatën Botërore të Shëndetësisë për shkak se përhapet shumë shpejt. Fill pas konstatimit të tij në disa shtete, mjaft vende të BE-së dhe më gjerë bllokuan udhëtarët nga Afrika e Jugut nga frika e transmetimit të tij.

Aktualisht në të gjithë botën ka një numër të vogël të të infektuarve me “Omicron” krahasuar me variantet e tjera, megjithatë, shkencëtarëve iu ka mjaftuar për të zbuluar se tek ky variant nuk ka një arsye për t’u shqetësuar më tepër krahasuar me të tjerët, raporton abcnews.al.

Të ftuar në ERT, dy shkencëtarët grekë Barbara Anemodoura dhe Dimitris Paraskevi thanë se të dhënet konfirmojnë se në ditët dhe javët në vijim do të ketë një përhapje më të shpejtë të variantit “Omicron”, megjithatë sipas tyre, jo domosdoshmërisht të prekurit do të kenë shenja më problematike krahasuar me të qënit i infektuar me variantet e tjera.

“Madje, mund të ketë simptoma më të lehta”, thanë ata.

“Të dhënat nga Afrika e Jugut konfirmojnë se Omicron nuk shkakton pasoja të rënda në organizëm pasi infekton. duket se ka një anë të mirë që Omikron nuk shkakton sëmundje të rënda”, vijoi Dimitris Paraskevi.

Është vërejtur se “Omicron” infekton kryesisht ata që kanë imunitet në trup, për shkak të vaksinës apo anti-trupave të shkaktuara pas shërimit, megjithatë sipas tyre kjo nuk do të thotë se vaksina nuk mbron, pasi ajo ndikon kryesisht në shmangien e rasteve fatale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky: Putin nuk do fundin e luftës/ Fjalimi në OKB: Duhet të ndalet, liria e tij rrezikon botën

13:35 / September 24, 2026

CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

10:36 / September 24, 2026

SHBA dhe Kina zgjasin armëpushimin tregtar, marrëveshja në fuqi deri më 10 janar

08:59 / September 24, 2026

Bordi i Paqes në OKB: Rindërtimi i Gazës do të kërkojë 71.4 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme

22:00 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.