Shkon në pesë numri i të arrestuarve për përplasjen me armë zjarri mesditën e djeshme në qytetin e Kavajës, ku mbeti një i vdekur dhe 7 të plagosur, ndërkohë që njëri është shpallur në kërkim. I arrestuari i parë për ngjarjen ishte Marjus Aliu, i cili shkoi në spital për mjekim dhe u prangos.
Ndërsa po ashtu janë arrestuar edhe Eraldo Hyka, Ardian Dedej, Qazim Merkja dhe Agron Kollcaku. Report Tv zbardh dëshminë e Marjus Aliut pas arrestimit. Ai është shprehur se ‘shkuam për t’u sqaruar për shkak të sherrit që patën me vëllanë, por ata na shanë prapë’.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 3 automjete, të cilat janë përdorur nga autorët e dyshuar, aparate celularë, fishekë luftarakë si dhe një sere provash te tjera, të cilat janë dërguar për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik.
Të arrestuar nga ngjarja e djeshme në Kavajë
Marjus Aliu 31 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;
Ardian Dedej 43 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 4 Kavaje, (i denuar me pare), për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë’ dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;
Eraldo Hyka 22 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;
Qazim Merkaj 25 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;
Agron Kollçaku 39 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 6 Kavaje, për veprat penale të “Moskallëzim i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Në kërkim;
Denis Aliu 33 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavaje, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë’ dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
