Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shoqata e ndërtuesve kundër ndalimit të mjeteve të rënda në Tiranë: Të anulohet vendimi

12:41 / January 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maxresdefault
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjetet e tonazhit të rëndë nuk do lejohen të qarkullojnë në kryeqytet nga ora 7 e mëngjesit deri në 20:00 të mbrëmjes.

Bashkia e Tiranës ka marrë masën e re kufizuese që synon të lehtësojë gjendjen e trafikut, sidomos për orët e para të mëngjesit, kur prindërit dërgojnë fëmijët në shkollë.

Por shoqata e ndërtuesve kërkon të anulohet si vendim nga bashkia e Tiranës.

Deklarata e plotë

Lënda: Kërkesë për lejimin i lëvizjes së mjeteve të përpunimit dhe transportit të betonit,
gjatë orarit të punës në Tiranë

Të nderuar zotërinj,

Shoqata e Ndërtuesve dhe Prodhuesit e Betonit, Ju urojnë një vit të mbarë, plot shëndet dhe suksese.në aktivitetin Tuaj.

Shoqata jonë ka qënë partnere dhe dëshiron të çojë përpara këtë partneritet me qeverisjen qendrore dhe lokale në trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve që prekin kryesisht sektorin e ndërtimit.

Po ju drejtohemi, Juve, si titullari më i lartë i këtij institucioni për zgjidhjen e një problem aktual dhe shumë të rëndësishëm për ne :

Lejimin e vazhdimësisë normale të punës për prodhimin dhe transportin e betonit, lejimin e lëvizjes së autobetonierave të sektorit të ndërtimit gjatë orarit të punës në Tiranë. (Punonjësit e Policisë Rrugore nuk po lejojnë lëvizjen e autobetonierave para orës 20.00 në qytetin e Tiranës)
.
Theksojmë që ky ka qënë problem i përsëritur ndër vite për ne.

Duhet të sqarojmë se, për specifikat e betonit dhe rrezikshmërinë e lartë që paraqet ky lloj proçesi, është e pamundur që të punohet natën në lartësi të mëdha dhe pa ndriçim normal. Gjithashtu, ekzistojnë edhe proçese pune që detyrimisht duhet të vazhdojnë pa ndërprerje 12 (dymbëdhjetë) orë e më tepër. Lënia në gjysëm e një bazamenti, strukturave mbajtëse ose e soletave është teknikisht e ndaluar mbasi demton qëndrushmërinë e objektit.

Gjithashtu, betoni nuk është material i cili shkarkohet si inertet dhe përpunohet në një moment të dytë. Betoni trasportohet me makineri të cilësuara si makina teknologjike (autobetoniere), ka një orar teknikisht të caktuar brenda të cilit duhet të jetë i hedhur në vepër.

Për këtë arsye, kërkojmë nga institucionet kompetente lejimin e vazhdimësisë të punës tone normale, duke shmangur kështu, “abuzimet” e punonjësve të policisë ndaj firmave të betonit, në mënyrë të përditshme, në çdo rrugë të Tiranës.

Shpresojmë tek Ju, në zgjidhjen e këtij problemi.

Ju faleminderit për mirëkuptimin.

Me respekt,

Arben DERVISHAJ
Sekretar i Pergjithshem i SH.N.SH-se

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhje te “Vila e Kuqe”, Rama thërret sot drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, zbulohen detajet

12:28 / September 28, 2026

Maliqi kundër bashkimit me Korçën/ Territorialja, 21 këshilltarë votojnë kundër

12:25 / September 28, 2026

Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtarë, 90 minuta takim me dyer të mbyllura

11:37 / September 28, 2026

Ambasadorja e BE: E ardhmja evropiane e Shqipërisë po bëhet gjithnjë edhe më e prekshme

11:29 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.