Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Shorti për eliminatoret e “Euro 2024”, nga ndarja në vazo dhe kriteret

10:27 / October 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
euro 2024
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Gjermani këtë të dielë do të hidhet shorti i eliminatoreve të “Euro 2024”. Pas përfundimit të ndeshjeve të fazës së grupeve të “Nations League”, u bë edhe shpërndarja e skuadrave në gjashtë vazo, nga të cilat do të dalin edhe grupet e “Euro 2022” (shtatë grupe me nga pesë skuadra dhe tri me nga gjashtë).

Italia, Kroacia, Holanda dhe Spanja, skuadrat fituese të grupeve të Ligës A të Nations League, do të jenë koka grupi (me nga gjashtë skuadra) në grupet A, B, C dhe D. Në grupet me gjashtë skuadra do të jenë gjithashtu kokë serie vendet e dyta në Ligën A dhe të tretat më të mira.

Për arsye politike, nuk mund të bien në të njëjtin grup: Armenia me Azerbaixhanin, Bjellorusia me Ukrainën, Gjibraltari me Spanjën, Kosova me Bosnjë Hercegovinën dhe Kosova me Serbinë. Në secilin grup mund të përfshihen maksimumi dy skuadra që përfaqësojnë vende me rrezik të lartë ose mesatar të kushteve të motit në dimër (Bjellorusia, Estonia, Ishujt Faroe, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania, Norvegjia).

Një maksimum prej dy ekipesh të identifikuara me distanca të largëta udhëtimi drejt vendeve të tjera mund të vendosen në secilin grup (Azerbajxhani me Gjibraltarin, Islandën, Portugalinë; Islanda me Armeninë, Qipron, Gjeorgjinë, Izraelin; Kazakistani me Andorrën, Anglinë, Ishujt Faroe, Francën, Gjibraltarin, Islandën, Maltën, Irlandën e Veriut, Portugalinë, Republikën e Irlandës, Skocinë, Spanjën dhe Uellsin).

Shqipëria është e vendosur në Vazon 3, së bashku me Ukrainën, Suedinë, Islandën, Norvegjinë, Rumaninë, Malin e Zi, Irlandën, Norvegjinë dhe Armeninë, që do të thotë se nuk mund të shortohet në të njëjtin grup me këto përfaqësuese.

Ekziston mundësia që kuqezinjtë të bien në të njëjtin grup me dardanët, që janë të vendosur në Vazon 4. Kosova shmang përfshirjen në të njëjtin grup me skuadra të tilla si: Gjeorgjia, Greqia, Kazakistani, Turqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Luksemburgu.

Vazoja e Ligës së Kombeve (koka grupi A, B, C dhe D): Kroacia. Italia, Holanda, Spanja

Vazo 1: Belgjikë, Danimarkë, Portugali, Poloni, Hungari, Zvicër.

Vazo 2: Austria, Franca, Uellsi, Anglia, Republika Çeke, Serbia, Skocia, Finlanda, Izraeli, Bosnja dhe Hercegovina.

Vazo 3: Ukraina, Suedia, Islanda, Norvegjia, Rumania, Shqipëria, Mali i Zi, Irlanda, Norvegjia, Armenia.

Vazo 4: Gjeorgjia, Greqia, Kazakistani, Turqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Ishujt Faroe, Kosova, Azerbajxhani, Luksemburgu.

Vazo 5: Estonia, Letonia, Malta, Qipro, Irlanda e Veriut, Sllovakia, Lituania, Gjibraltari, Bjellorusia, Moldavia

Vazo 6: Lihteinshtajni, San Marino, Andorra.

euro 2024
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atletico dhe Barcelona, duel për kreun e La Liga

12:17 / November 7, 2026

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.