Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shpallet fituesi për ndërtimin e Unazës së Re, ja kompania që do ndërtojë Lotin e parë

16:36 / October 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
unazaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me ofertën e bërë me vlerë 1.77 miliardë lekë, bashkimi i kompanive “Salillari” dhe “Bajrami N” ka arritur të shpallet fitues në tenderin për ndërtimin e Lotit të Parë të Unazës së Re Tiranë. Fondi limit në këtë segment ishte 2.25 miliardë lekë.

Pas një “odiseje”, që nisi me anulimin e tenderit të parë, ku ishte shpallur fitues bashkimi i kompanive “DH Albania” dhe “BibaX”, por rezultoi se ishin falsifikuar dokumentat, gara u rihap. Në të morën “2 T” SHPK & “G.P.G COMPANY”; “ALB-BUILDING” SHPK & “EUROTEOREMA” SHPK & “LIQENI VII” SHA & “COMMUNICATION PROGRES”; “CURRI” SHPK + “ALBA KONSTRUKSION” SHPK; “GENER 2”; “GJOKA KONSTRUKSION” sha & “SHANSI INVEST” shpk; “SALILLARI” SHPK & “BAJRAMI N”; “VEGA” SHPK & “ALKO IMPEX GENERAL CONSTRUCTION” dhe “VELLEZERIT HYSA” SHPK.

Gjatë tenderimit, u skualifikuan “2 T” SHPK & “G.P.G COMPANY”; “ALB-BUILDING” SHPK & “EUROTEOREMA” SHPK & “LIQENI VII” SHA & “COMMUNICATION PROGRES” SHPK; “GENER 2” dhe “GJOKA KONSTRUKSION”

Tenderi për “Lotin 1” u hap për herë të tretë më 14 qershor dhe u mbyll më 22 korrik. Në tenderin e dytë nuk u plotësuan kriteret nga asnjë kompani, ndërsa në të tretin u vendos që projekti të ndryshohej nga rrethrrotullim me nënkalime dhe mbikalime, në kryqëzim me nënkalime.

Fillimisht Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) i skualifikoi dy kompanitë Salillari dhe Bajrami N për mungesa në plotësimin e kritereve, por më 23 gusht kompanitë ankimuan vendimin dhe përfundimisht ka qenë Komisioni i Prokurimit Publik që u ka dhënë atyre të drejtë, duke vendosur përfundimisht të japë OK në favor të tyre. Sot është zbardhur edhe vendimi i Komisionit, që zyrtarizon shpalljen e fituesit.

Tanimë, hapet përfundimisht rruga për ndërtimin e këtij loti dhe gjithë Unazës së Re në pjesën e saj perëndimore.

salillari unza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.