Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shpallja non-grata/ Patozi tregon se çfarë e ka fundosur Berishën: Është një ngjarje shumë e rëndë!

16:53 / June 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
patozi basha
Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i grupit parlamentar te PD Astrit Patozi, gjate nje mbledhje te ketij grupi, ku Berisha ka deklaruar se mandatin e trete qeverises do te beje te mundur planin e pergjithshem rregullator te Shqiperise.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga SHBA.

Patozi u shpreh se kjo është një ngjarje shumë e rëndë për Berishën, ndërsa këshillon ish-kryeministrin të tërhiqet. Patozi shprehet se ky është një mesazh i qartë për të gjithë dhe tashmë nuk mund të kursehet askush.

“Është një ngjarje shumë e rëndë, sidomos për Berishën. Mënyrë që ai ka zgjedhur është pak fëmijërore, krahasuar me politikën që ai ka bërë në këto 30 vjet. Unë do i thosha që të gjente një mënyrë për t’u tërhequr, pasi do të ishte zgjidhja më e mirë për atë vetë. Vendimi i DASH nuk mund të interpretohet si një çështje që ka të bëjë me rolin e Berishës për kufijtë e Kosovës apo të Soros për të ndihmuar Ramën. Këto janë argumente folklorike, por përdoren për trushpëlarët brenda vendit që Berisha të dalë i pacenuar edhe pse ai është i cenuar goxha. Është një gjë që ka nisur shumë vite më përpara, por u agravua në kulmin e debatit për reformën në drejtësi.

Ky është një sinjal i qartë për Bashën dhe do të shërbente për t’i dhënë fund një marrëdhënie hipokrizie mes Berishës dhe Bashës. Tani ata janë të detyruar që të përballen me të vërtetën, të mos fshihen pas njëri-tjetrit. Berisha ka bërë sikur nuk ka asnjë rol në vendimet e Bashës. Kjo histori duhet të mbyllet. Nëse u lihet në dorë atyre të dyve, nuk mbyllet kurrë.

Patozi u shpreh më tej se pas këtij vendi asgjë nuk është si më parë. “Kur nuk u kursye Berisha, nuk mund të kursehet askush tjetër, madje për të tjerët është shumë e lehtë për të marrë edhe vendim ekstrem”, tha Patozi për A2.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Rama është kthyer në 2009-ën”/ Muça: Edhe në Tuz shtëpitë shiten me 2 mijë euro për metër

22:46 / October 29, 2026

Thirrjet agresive të Berishës në Kuvend, Açka: Kështu ka qenë gjithmonë

19:26 / October 29, 2026

Votohet agjenda e seancës/ Opozita bllokoi foltoren, u përpoq të pengonte punimet

12:25 / October 29, 2026

Kuvendi mblidhet sot, në fokus ekonomia, biznesi dhe administrata publike

09:11 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.