Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shpërndahet çeku i parë për trenjakët, Rama: Me këtë rast sqaruam atë pyetjen e famshme

16:12 / February 12, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ishte në maternitetin “Koço Gliozheni” për t’i dorëzuar çekun e bebes një nëne që kishte sjellë në jetë trinjakët e parë për këtë vit në Shqipëri.

Fëmija e parë shpërblehet me 40 mijë lekë të reja, i dyti me 80 mijë lekë, ndërsa i treti me 120 mijë lekë të reja. Binjakët trajtohen si fëmijë të dytë, ndërsa kryeministri sqaroi se në rastin e trinjakëve, të tre fëmijët përfitojnë 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra secili.

“Me këtë rast sqaruam atë pyetjen e famshme, “si është bonusi kur janë tre?” Kështu që, kur janë tre, të gjithë marrin si për të tretin, 1.2 milionë lekë. Kanë ardhur me duart plot,” u shpreh kryeministri Rama.

Me këtë rast, Rama uroi edhe një tjetër nënë që kishte sjellë në jetë fëmijën e pestë.

Nga 1 janari i këtij viti, 2200 bebe kanë përfituar bonusin e ardhjes në jetë ndërsa regjistrimi i fëmijës së porsalindur bëhet në sportelet e gjendjes civile që gjenden në 37 maternitete të vendit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

23:00 / June 30, 2026

“Dorëheqja e kryeministrit dhe qeveri teknike”, Rama publikon mesazhin nga grupet e WhatsApp të protestuesve: “Ondrra n’beze i quajnë tironsit”

15:07 / June 30, 2026

Balla refuzon mocionin e opozitës: PD nuk ka legjitimitet për të përfaqësuar protestën

11:17 / June 30, 2026

Balla: Shqipëria është nën sulm digjital, në protestë është përfshirë edhe regjimi iranian

11:14 / June 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.