Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Shpërthen” Meta me mesazhe të forta për krizën,reformën në drejtësi dhe ndryshimin e kufijve

11:22 / May 22, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1547638165 meta1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me tone të ashpra ndaj politikës shqiptare ka folur kreu i shtetit Ilir Meta në konferencën me temë “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”.

Në Shqipëri kemi krizë serioze tha Meta, që nuk mund t’i shmangemi.

“Kemi krizë serioze në Shqipëri, të cilës nuk mund ti shmangemi. Pasi vendi pësoi ‘97 për fat të keq, një film që e kanë parë shumë këtu u bë një kushtetuë e jashtëzakonshme, pikërisht se u nxorën mësime dhe u bë për të parandaluar një ‘97. Për të menaxhuar e për të patur instrumenta, kriza që mund të dalin jashtë kontrollit. Në 2008 mos harrojmë për dy ditë një kushtetutë e bërë me aq sakrifica ia hoqën të gjitha pikat dhe kaluam nga sistem parlamentar, në një sistem të mbyllur partiak. Kjo është e vërteta pse sot kemi këtë situatë. Ku parlamenti nuk është funksional jo vetëm sepse dy parti kanë lënë mandate, po ka qenë jo funksional edhe më parë.

Për herë të parë hapur dhe publikisht kreu i shtetit është shprehur dhe për reformën në drejtësi. “Po flasim për suksese të reformës në drejtësi, i jam shmangur deklarimeve publike, edhe pse me ndëkombëtarët kam folur hapur,por mund t ju them që nëse do ishte vërtet sukses, Shqipëria asnjë minut nuk do ishte pa gjykatë kushtetuese. Gjykata kushtetuese, pavarësisht nga individë të caktuar, ka një histori pozitive. Reforma nuk bëhet me retorikë e presion, bëhet me standarde. Nëse bëhet me emrat asnjëherë nuk ka reformë. Dy herë janë hedhur shortet e KED-së, kam bërë përpjekjet më të mëdha që gjithçka të bëhet në përputhje me kushtetutën. Herën e dytë, si president, duke ditur dështimin e herës së parë ku askush nuk mbante përgjegjësi, përfshi dhe ndërkombëtarët, kërkova angazhim të Euralius, dhe kam folur hapur, më takon si president, që të unifikojmë një qëndrim të përbashkët, mos kemi debate, mos kemi kontestime dhe ditën e fundit Euralius con përgjigje se nuk vimë dot në takim se jemi mision teknik, kjo do të thotë se ke marrë porosi politike. Unë nuk e di nga u mor kjo porosi politike. Bëhet fjalë për institucionet e këtij vendi. Kjo nuk mund të jetë drejtësi europiane, nuk do luftojë korrupsonin e krimin e organizuar më shumë, dhe në fund vijoni dëgjoni historitë e peshqve. Reforma do jetë më e suksshme kur të kemi më shumë investime amerikane e gjermane.” tha Meta.

Ai ka prekur dhe temën e kufijve në Ballkan duke përdorur shprehjen “një pason, tjetri zhyt”.

“Kam dëgjuar shpesh që thonë, ore pse të mos bashkohen të gjithë shqiptarët? Po pse të mos bashkohen të gjithë serbët, kroatët, boshnjakët dhe këto delirime gjoja patriotike më shumë se folkorizëm janë një diabolizëm i gjallë. Janë përpjkeje e politikanëve autoritarët për t’u shmangur nga llogaridhëniet e brendshme, për të provuar tema që spostojnë vëmendjen e opinionit. Është si në volejboll, Moza Ibrahimi me Ela Tasen, një pason, tjetri zhyt. Dhe ikin të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, ikin kudo dhe na ftojnë për të parë një film që e kemi parë sa shumë herë këtu në Ballkan. Bëhet fjalë për një rajon, Ballkani Perëndimor, 20 e ca milionë banorë, në një situatë kur pesha e Evropës nga pikëpamja ekonomike ka rënë në botë, pesha e kontinenteve të tjera është rritur, globalizmi vë në rrezik të gjithë vendet e vogla dhe ne thellojmë ndarjet për arsye personale”- tha ai.

Konferenca është organizuar nga Shoqata George C. Marshall Shqipëri në bashkëpunim me Qendrën George C. Marshall për Studime të Sigurisë në Garmish, Albanian Policy Center & Ambasadën Amerikane në Tiranë.

mesazhe te forta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Konflikti në Durrës, AMP heton marrëdhënien e efektivit të policisë me Denis Tafilin

14:22 / July 25, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Përplasja mes Ramës dhe Braçes në mbledhjen e socialistëve, deputeti: Askush nuk më ka nxjerrë jashtë dje, dola vetë sepse nuk kisha më cfarë të dëgjoja

14:11 / July 25, 2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu me sipërmarrësit në Durrës: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro

13:58 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.