Në mediat në Bruksel po flitet se në agjendë nuk është parashikuar diskutimi për engociatat, dhe ky lajm konfirmohet nga zëdhënësi i Presidentit të Këshillit të Europës Donald Tusk.
Por për europarlamentaren Tanja Fajon kjo është e papranueshme. Përmes postimeve në Twitter ajo thotë se Franca po luan lojë të pisët, dhe BE është marrë peng prej saj.
“Jam jashtëzakonisht e zhgënjyer që Këshilli i Evropës humbi një tjetër mundësi për të treguar se zgjerimi na intereson dhe se ne mbajmë pretimet tona. BE u bë sërish peng i Francës, e cila nuk kupton dhe vijon të minojë interesat e BE në vendet e Ballkanit. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk e morën dritën jeshile për negociatat me BE dje, Parlamenti Europian mbetet një aleat i fuqishëm. Besueshmëria e BE është shkatërruar. Franca po luan lojë të pisët politike, dhe kam frikën se të gjithë do e paguajmë çmimin. Kjo është e papranueshem”, shkruan Fajon.

