Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në derën e një lokali në Elbasan. Mësohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe se lokali ka administrator Mateo Toçin, ish-futbollist i Elbasanit.
Elbasan/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan në pjesën e jashtme të lokalit me administrator shtetasin M.T., në pjesën e jashtme të lokalit ka shpërthyer një sasi e vogel dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
