Një shpërthim ka ndodhur në një Universitet privat pranë Rinasit, në Tiranë.
Mësohet se në pjesën e kuzhinës ka patur rrjedhje gazi, duke shkaktuar edhe një shpërthim.
Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por ka dëme të shumta materiale.
Në universitetin “Epoka”, ku ndodhi incidenti, kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe policia. Autoritetet kanë nisur verifikimet për ngjarjen.
Informacioni paraprak i Policisë Tiranë:
Me datë 09.12.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Rinasit”, ka ndodhur një shpërthim në një godinë të një subjekti privat, konkretisht në kuzhinën e mencës, ku ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit.
