Mëngjesin e sotëm Saranda u zgjua nga zhurma e shpërthimit të fuqishëm në një hotel, që shkaktoi panik te qytetarët, ndërsa lënda plasëse shkatërroi tërësisht godinën.
Pronari ka pasur konflikte pronësie me ish-ortakët e tij për hotel “Bizant” si dhe për një piceri që gjendej në katin e parë. Nuk dihet nëse shpërthimi ka lidhje me këto konflikte, por policia po i heton ato si pista kryesore.
Shpërthimi është dëgjuar në të gjithë Sarandën dhe banorët raportojnë se ka shkaktuar lëkundje të ngjashme me tërmetin. Sasia e eksplozivit të përdorur ka qenë e madhe pasi përveçse ka shkatërruar hotelin dhe picerinë ka shkaktuar dëme në pothuaj 20 biznese të tjera të shëtitores.
